E (pa)arsyeshme pjesëmarrja në zgjedhje?
Lokale

E (pa)arsyeshme pjesëmarrja në zgjedhje?

05.Sep.2014 22:34
0

Pjesëmarrja në zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginë të Preshevës edhe matej mbetet e hapur pasi përfaqësuesit e shqiptarëve kanë kërkuar takim me Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale për të kthyer numrin e këshilltarëve nga 15 në 29 në asamblenë e përgjithshme.

Në fund të muajit gusht Ministria morri vendim që të përgjysmojë numrin e anëtarëve të asamblesë së përgjithshme të KKSH-së si pasojë e mospjesëmarrjes së shqiptarëve të Luginës në regjistrimin e fundit të vitit 2011-të.

Derisa subjektet politike paralajmërojnë ditëve të ardhshme shqyrtimin e pjesëmarrjes në këto zgjedhje, portali informativ Titulli ka arritur të mësojë se dy deputetët shqiptarë kanë marrë iniciativë duke kërkuar nga Ministria që të shqyrtojë edhe njëherë vendimin që dëmton shqiptarët e këtij rajoni.

Sipas informacioneve të konfirmuara takimi mes deputetëve shqiptar Riza Halimi dhe Shaip Kamberi pritet të realizohet deri në fund të javës së ardhshme, ku kërkesa kryesore do të jetë kthimi i numrit të asamblistëve shqiptarë.

Burimet nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) me kusht anonimiteti gjithashtu theksojnë se as  të shtunën (6 shtator) kur të shënohet 24 vjetori i themelimit të PVD-së, nuk do të merret qëndrim pro pjesëmarrjes apo bojkotit pasi së pari do të tentohet që të ndryshohet vendimi i cili po dëmton shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“PVD ende nuk do të marrë qëndrim sepse pret që angazhimi që është duke u bërë të jap rezultate rreth ndryshimit të vendimit të ministrisë. Secili subjekt që pranon me dalë në këto kushte pa bo biseda, pa tentu me ndrru atë vendim nënkupton se po pranon se vetëm kaq shqiptarë jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, u shpreh zyrtari i lartë i PVD-së.

Duhet theksuar se shqiptarët e Luginës së Preshevës bojkotuan regjistrimin e popullsisë të vitit 2011. Megjithatë regjistrimit iu përgjigjën një pakicë,  416 në Preshevë, 244 në Bujanoc dhe 512 në Medvegjë, ndërsa totali në Serbi 5.809 shqiptarë.

Përndryshe, në qershor të këtij viti deputeti Shaip Kamberi paraqiti amendamentin me rastin e aprovimit të ligjit për Këshillat Kombëtare që ishte në interes të të drejtave të shqiptarëve përfshirë edhe numrin e anëtarëve të asamblesë së KKSH-së.

Edhe pse nuk ishte pranuar amendamenti, ministresha Kori Udovicki kishte deklaruar se do të gjenden metoda  për të tejkaluar këtë problem, ndërsa në anën tjetër ka marrë vendim që të përgjysmojë numrin e këshilltarëve shqiptarë në KKSH./Titulli.com/

PDSH të dielën me vendim zyrtar rreth pjesëmarrjes në zgjedhje
KDNJ fillon projektin "Dil e voto"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration