Vështrime
Drita dhe terri i gazetarisë
Gazetarët i gllabëroi “terri”, jo që të gjithë. Ua shesin, bre, “të tjerët”, lëkurën për pesë pare. S’shikojnë fare se kjo lëkurë është regjur nga tendosjet e profesionit jo aq të lehtë, por me shumë ndikim. Jo së koti, e quajnë “fuqi e katërt”.
Shkruan: Ismail Arsllani
“Koha është e maskarenjve...”, ka ditur ta thotë këtë mendim që në shekullin e kaluar, njeriu i letrave, Ali Asllani, por s’e ka kujtuar se fjala e tij do të jehojë me aktualitetin e vet deri në ditët e sotme. Të presim kohëra më të mira (?), nuk kemi kohë...(!)
Mos u mundo asnjëherë të arsyetohesh, na këshillon (Elbert Hubbard): “Miqtë e vërtetë nuk kanë nevojë të dëgjojnë arsyetimet, ndërsa armiqtë s'do të binden edhe ashtu".
Së voni mësova një fjalë që s’e kisha rastisur gjëkundi në formën e saj metaforike dhe figurative: “trap”. Tash po e përdori për herë të parë këtë fjalë, me një dedikim të posaçëm.
Disa persona, nuk e di nga cilat nomenklatura po vijnë: politike, partiake, radikale, grupe interesash..., shiten të ditur, patriotë, atdhetarë, por aspak demokrat dhe tolerant. Duan t’ua mbyllin gojën gazetarëve, pa hamendur se aty ku mbyllet fjala e lirë, tretet demokracia. Duan inkuizicion, ua numërojnë ditët...Bëhen bisht të fjalëve publike të tjetërkujt që kanë emër e mbiemër, ndërsa vetë fshihen pas pseudonimeve.
“Nuk e di cili është çelësi i suksesit, por çelësi i dështimit është tentimi që të kënaqësh çdokënd” (Bill Cosby). Gazetarët i kanë “lexuesit e vet”, nuk ngrenë kokë t’i kënaqin të gjithë sa janë. Zaten, lexuesi ndjek atë që i pëlqen, ç’i hyn puna të fus kokë aty ku i zihet fryma(!)
“Instrumenti më i mirë për të ndriçuar mendjen e njeriut dhe për ta përmirësuar atë si qenie racionale, morale dhe sociale, padyshim se është shtypi” (Thomas Jefferson). Ai këtë mendim e ka hedhur para tre shekujsh, nga një vend ku sot lulëzon demokracia dhe liria. Ka qenë presidenti i tretë amerikan.
Këtë punë e kanë ditur edhe atdhetarët e vërtetë shqiptarë gjatë historisë sonë kombëtare.
Në kohën e tij, një gazetar e kishte kritikuar Hasan Prishtinën... Njerëzit pranë tij kishin reaguar rrufeshëm, por ai i kishte qortuar dhe i kishte qetësuar:
“More budallenj, atij duhet t’i jemi mirënjohës. Derisa bota më shajnë ndër gazeta e kafehane, do të thotë se diçka po vlej. Atëherë kur nuk do të flasë më kush, ke mbaruar me politikën”.
Gazetat (mediet) mbajnë gjallë politikën dhe partitë politike, qofshin të vetëdijshme për këtë apo s’qenkëshin, varet prej dioptrisë së tyre. Populli, po ashtu, ushqehet nga ky burim i pashtershëm. Kush i del përpara, “në emër të popullit”...shuan dritën, sjell errësirën.
Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/gazetaret.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!