Djali i Jonuz Musliut i ikën sërish Policisë së Serbisë
Lokale

Djali i Jonuz Musliut i ikën sërish Policisë së Serbisë

28.Nov.2014 18:29
0

Fatlum Musliu (31) nga fshati Konçul i Komunës së Bujanocit, djali i Jonuz Musliut, kryetarit të ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), të cilin e kërkon policia e Serbisë, përsëri i ka shpëtuar kapjes.

Fatlumin, policia është duke e kërkuar nga muaji korrik. Incidenti ndodhi të enjten rreth orës 17h në fshatin Dobrosin, 16 kilometra në perëndim të Bujanocit, kur Fatlum Musliu me një veturë të panjohur, nga territori i Kosovës ka hyrë në Serbi, njofton B92.

Sipas informacioneve të siguruara nga ky medium i Beogradit, policia kufitare ka vënë re që përmes një rruge malore, në Serbi ka hyrë një “Golf” me ngjyrë të kuqe me targa të Kosovës, në të cilën ishin tre persona.

Pas një ndjekje të shkurtë vetura ka ngecur në një fushë, derisa drejtuesi i mjetit po përpiqej të devijonte dhe kështu t’i shmangej policisë. Me këtë rast tre të rinjtë kanë arrit që të hyjnë në këmbë në territorin e Kosovës.

Pjesëtarët e policisë në veturën “Golf” kanë gjetur letërnjoftimin dhe patentë shoferin në emër të Fatlum Musliut nga Bujanoci dhe librezën e veturës të UNMIK-ut që ishte në emër të tij.

Sipas të njëjtit burim, pjesëtarët e policisë kufitare serbe kanë ardh në përfundim se makina kishte tabela false, pasi ato nuk përputhen me të dhënat në librezën e veturës.

Policia e Bujanocit nga 3 korriku i këtij viti është në kërkim të Fatlumit, pasi që në makinën që ai atëherë drejtonte janë gjetur 270 palë këpucë pa dokumente përcjellëse.

Ai në atë kohë, pasi ishte ndaluar, para syve të disa policëve ka arrit të arratiset nga hapësirat e stacionit policor dhe që nga ajo kohë është zhdukur pa gjurmë.

Policia më pas lëshoi një urdhër arrest ndërkombëtar dhe lidhur me këtë rast kishte njoftuar UNMIK-un, pasi supozohej se ai fshihej në Kosovë.

Në atë kohë prindi i Fatlumit, i kishte thënë portalit informativ Titulli.com, se djali i tij kishte ikur nga oborri i stacionit të policisë në Bujanoc pasi ishte rrahur nga policia.

Fatlumi është djali i Jonuz Musliut, ish shefit politik të UÇPMB-së, tashmë kryetar i partisë Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD), i Kuvendit Komunal në Bujanoc dhe së fundmi kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/ 

Lexo:  
 
Lugina feston me ngritje të flamujve në institucione (foto & video)
Në Bujanoc u mbyll stërvitja ushtarake dymbëdhjetë ditore "Ujku Planit 15"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration