Dimensioni ndërkombëtar i çështjes së Luginës së Preshevës
Një trajtesë e re studimore e cila pretendon fillesat e ndërkombëtarizimit të cështjes politike të Luginës së Preshevës, kërkesave të saj dhe avancimit të drejtave të minoritetit shqiptar të këtij rajoni në përmasat ballkanike dhe ndërkombëtare, është tema e trajtuar nga kandidati Shkodran Ismaili nga Presheva , i cili këto ditë ka përfunduar studimet master pranë Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", fakulteti Jurdik, drejtimi Ndërkombëtarë.Në Studimet Pasdiplomike të Programit MASTER, Ismaili në temën e masteri Dimensioni ndërkombëtar i çështjes së Luginës së Preshevës trajton një mori dokumente, instrumente dhe mekanizmave europiane, ndërkombëtare dhe të Kombeve të Bashkuara, të cilat janë bazë e konsolidimit të qeverisjes tonë autonomiste dhe politike. Dimensioni ndërkombëtar I cështjes së Luginës së Preshevës, është një aspekt i jashtëm i organizimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Autori, është njëri ndër studiuesit e ri- një jurist i së drejtës ndërkombëtare me shumë përspektivë, i cili pretendon edhe më tutje të merret me cështjen e minoritetit tonë politik, studimit të saj.
Pjesë nga tema “Dimensioni ndërkombëtar i çështjes së Luginës së Preshevës trajton”, nga kandidati Shkodran Ismali.
Kjo është një hulumtim teorik-shkencor e cila e pasuron literaturën profesionale juridike- ndërkombëtare dhe politikologjin shqiptare për cështjen shqiptare në përgjithësi dhe të Luginës së Preshevës në veçanti.
Komisioni shkencor në përbërje:
1.prof.dr. Asllan BILALLI - kryetar,
2.prof.dr.ass. Qerim R. Qerimi -mentor, dhe
3.prof.dr. Iliriana ISLAMI - anëtarë
Shqyrtime të përmbajtjes:
- Në hyrje të punimit, kandidati e trajton arsyen dhe qëllimin përse është përcaktuar për këtë temë shumë të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe në përgjithësi të rajonit. Kjo temë është e një rëndësie të veçantë në rradhe të parë për Republikën e Serbisë, Republikën e Kosovës, dhe të Shqipërisë, por dhe me një mënyrë të tërë rajonit të ballkanit perëndimor. Përzgjedhjen e kësaj teme e argumentoj me aktualizimin teorik - shkencor, por dhe praktik - politik të “Çështjes Shqiptare dhe asaj të Luginës së Preshevës”!?
- Në kreun e parë, përshkruhet dhe analizohet gjeneza e organizimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, fillet, proceset, sfidat politike, dhe në përgjithësi organizimin politik të shqiptarëve si “institucion socio - politik”. Më tutje shpjegohet e analizohet struktura e organizimit politik, të quajturat “momente politike ndërkombëtare”;që për kandidatin janë tri të tilla : 1) Referendumi i vitit 1992; 2) kryengritja apo konflikti i armatosur i vitit 2000/01 i UPÇMB-së; dhe 3). Momumenti i Dëshmorëve të UÇPMB –së 2012/13. Pra këto janë tre momente politike të dimensionit ndërkombëtar të cështjes së Luginës së Preshevës. Mandej që në kreun e parë që të “tre momentet politike ndërkombëtare” shtjellohen dhe analizohen më në detaje : referendum apo plebishit: situata politike deri në shpërthimin e kryengritjes më 2000/01, lufta e armasosur – intervenimi apo ndërmjetësimi ndërkombëtar, përpjekjet e mediatorëve për përafërim të palëve, procesi negociator, përfaqësimi, e quajtura “Marrëveshje për demilitarizim dhe armëpushim “ e Konçulit, demilitarizimi i forcës shqiptare dhe përmbyllja e procesit.
- Në kreun dytë analizohen dokumentet, institucionet dhe mekanizmat ndërkombëtare, ato të OKB-së dhe të komunitetit politik ndërkombëtar, duke filluar nga Karta e Kombeve të Bashkuara, Deklarata Universale, Paktet ndërkombëtare për të Drejtat Civile, Politike, Ekonomike, Sociale dhe Kulturore dhe ndërlidhjet e tyre me të drejtat e komunitetit minoritar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, mandej nënshkrimin dhe ratifikimin e këtyre dokumenteve nga Republika e Serbisë, aderimin e saj, ndërlidhjen me proceset e komunitetit ndërkombëtar, detyrimet ndërkombëtare të Serbisë ndaj këtyre standardeve ndërkombëtare, dhe obligimet për ruajtjen, kultivimin e krijimin e hapësirës për zhvillimin e të drejtave minoritare të shqiptarëve në Jug të saj.
- Në kreun e tretë kanidati, paraqet dhe analizon dokumentet, meknizmat apo në përgjithësi standardet europiane dhe reflektimin e tyre ndërkombëtar për gjendjen e minoritetit shqiptarë këtu. Rolin e Konventës Kuadër për të Drejtat e Pakicave, të Konventës për Gjuhët Regjionale, të atyre për bashkëpunim ndërkufitar, mandej rolin e KiE- së dhe të KoE për të drejtat e minoritetit shqiptarë në Luginë. Repubika e Serbisë gjithashtu është nënshkruese - ratifikuese e një pjese dërmuese të këtyre dokumenteve, gjithashtu pjesë e KiE-së që nga prilli i vitit 2003 dhe me këtë ka detyrime shtesë ndaj komunitetit europian por dhe atij ndërkombëtar për minoritetet brenda saj - atë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Mandej rolin dhe misionin e OSBE-së dhe të Komitetit të Helsinkut për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, “arbitrimin e OSBE-së” në “krizën politike të Monumentit” të vitit 2010/13, asistimin e saj dhe të Komitetit të Helsinkut dhe tjera.
Të gjitha këto janë sfida dhe probleme politike të cilat Republika e Serbisë së bashku me përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet ti zgjidhin me një bashkëpunim të ngushtë.
- Në fund të punimit, në kreun e katër – “ Përfundime dhe Rekomandime” paraqiten sfidat e mëtutjeshme të rrugëtimi të organizimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pozitën ballkanike të saj, raportet politike me Republikën e Serbisë dhe shtetet amë – Kosovën dhe Shqipërinë për problemin politik të Luginës së Preshevës. Mandej kandidati vie në përfundim se problemi politik i Luginës së Preshvës është vazhgë – apo vazhdë e pasjugosllavizmit dhe procese të zhdrejta të përbërjes dhe shpërbërjes së saj, “pikat e nxehta ballkanike” – siç janë Vojvodina, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës, mundësin që këto tri pika të kenë autonomi më të gjërë të ndëlidhur me perspektivën euro-integruese të Serbisë sot, de’nacionaizimin e politikës ditore të Republikës së Serbisë dhe normalizimine saj në rrjedhat politike – diplomatike e eurointegruese në pas Luftën e Ftohtë dhe Epokën Sovjetike.
Shkodran Ismaili |
Tabela e përmbajtjes:
I. Kapitulli i parë:
HYRJE KONCEPTUALE
Vërejtje
Organizimi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Në përgjithësi për organizimin politik
Teoria dhe strukura e organizimit politik
DIMENSIONI NDËRKOMBËTAR I ÇËSHTJES SË LUGINËS SË PRESHEVËS
Momente nga dimensioni ndërkombëtare i organizimit politik
Ç’është momenti i ndërkombëtarizimit ?
Kush janë momentet e ndërkombëtarizimit?
Referendumi i vitit 1992
Referendum apo plebishit-
demokraci autentike dhe vetëqeverisje autonome
Konflikti (kryengritja - lufta) i armatosur i vitit 2000
Intervenimi i diplomacisë ndërkombëtare
Alternativat politike të negociatave
Draftimi dhe amendamentimi kushtetues e ligjor
Palët në “negociatat politike”
Forma dhe përmasat e negociatave
Subjektiviteti i palëve politike - negociuese
Obligimet dhe detyrimet
Marrëvëshja ushtarake për armëpushim
Deklarata për demilitarizim - deklarata e Konçulit
Shqyrtime të përgjithshme
Interpretimi juridik – politik
Deklarata për demilitarizim
Në aspektin kontratues
Aspekte tjera jondërkombëtare dhe disfavoret
Momunenti i Deshmorëve të UÇPMB-së 2012/13
Mo (menti) numenti politik
II. Kapitulli i Dytë:
INSTITUCIONET DHE MEKANIZMAT NDËRKOMBËTARE DHE PROBLEMI
POLITIK I LUGINËS SË PRESHEVËS
Karta e Kombeve të Bashkuara dhe vetëqeverisja komunitare
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata e Përgjithshme dhe çështja minoritare
Deklarata dhe liritë e të drejtat njerëzore
Vetëqeverisja autonomiste
Të drejtat kolektive
Sekretari i Përgjithshëm
Këshilli i Sigurimit
Asamblea e Përgjithshme
Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike
Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat sociale, ekonomike dhe kulturore
III. Kapitulli i tretë:
INSTITUCIONET DHE MEKANIZMAT EUROPIANE DHE LUGINA E PRESHEVËS
Këshilli i Europës, KE
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian – OSCE
Komisioni Europian – KoE
Komiteti i Helsinkit – KH
Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore
Konventa Kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare
IV. Kapitulli i katërt:
PËRFUNDIMI DHE REKOMANDIMET
copy(/home/titulli/public_html/images/image/presheva-%20protesta.gif): failed to open stream: No such file or directory