Dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur nga një sulm në Moskë, ISIS-i merr përgjegjësinë (video)
Rajoni dhe Politika

Dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur nga një sulm në Moskë, ISIS-i merr përgjegjësinë (video)

23.Mar.2024 08:51
0

Të paktën 40 persona janë vrarë e rreth 150 të tjerë janë plagosur në një sulm të armatosur të premten në mbrëmje në një sallë koncertesh në Moskë, sipas Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi. 

Sulmi është një nga më vdekjeprurësit në Rusi gjatë viteve të fundit. Fillimisht është raportuar për pesë sulmues. Para mesnatës, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. ISIS-i ka bërë njoftimin në kanalin e vet në Telegram, ka raportuar agjencia “Reuters”. Sipas lajmërimit të Shtetit Islamik, sulmuesit kanë arritur të ikin.

“Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë sulmuar një grumbull të madh të të krishterëve në Krasnogorsk jashtë kryeqytetit rus, duke vrarë dhe plagosur qindra dhe duke shkaktuar dëme të mëdha aty përpara se të tërhiqeshin në bazat e tyre të sigurt”, thuhet në njoftimin e ISIS-it. BBC ka raportuar se në të kaluarën ka pasur raste kur ISIS-i e ka marrë përgjegjësinë edhe për sulmet që s’i ka kryer vetë.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje dramatike të sulmit. Aty shihen sulmues të maskuar e të armatosur që teksa hynin në objekt shtinin mbi njerëzit duke i vrarë nga afër. Ata bartnin armë automatike. Janë publikuar pamje edhe nga salla e brendshme që mund të akomodojë më shumë se 6.000 persona. 

Edhe çatia e sallës “Crocus City është shembur. Sipas mediumeve ruse, sulmuesit kanë hedhur eksplozivë, duke nisur zjarrin masiv. Ato kanë publikuar video në mediat sociale duke treguar tymin e zi nga flakët qe dilnin prej ndërtesës. 

Sulmi ka ndodhur teksa turma qe mbledhur për performancën e grupit rus të rokut “Picnic”. Vizitorët janë evakuuar menjëherë, por numër i paspecifikuar i njerëzve raportohet të jetë bllokuar nga zjarri. Të paktën 50 autoambulanca kanë qenë në vendngjarje. 

Autoritetet ruse kanë thënë se siguria ishte forcuar në aeroportet dhe stacionet hekurudhore të Moskës. Rusia ka anuluar të gjitha tubimet e planifikuara.

Menjëherë pas sulmit kanë reaguar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Para se ISIS-i ta merrte përgjegjësinë, Shtëpia e Bardhë ka thënë se “nuk ka indikacione” për përfshirjen e Ukrainës në sulmin që ka ndodhur në Moskë. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, ka thënë se Shtëpia e Bardhë është duke mbledhur informacione rreth sulmit. “Mendimet tona shkojnë me viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm”, ka thënë Kirby. “Atje janë disa nëna dhe baballarë, motra, vëllezër, bij, bija, të cilët nuk e kanë marrë lajmin akoma. Kjo do të jetë një ditë e vështirë!”

Sulmet kanë ardhur vetëm disa ditë pasi Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Rusi pati lëshuar një alarm sigurie për shtetasit e saj atje. Në paralajmërimin e ambasadës ndër tjerash thuhej se po “monitoron raporte se ekstremistë kanë plane në të ardhme të afërt të shënjestrojnë tubime të mëdha në Moskë, përfshirë koncerte”.

Menjëherë pas sulmit edhe Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjithashtu ka mohuar se Ukraina nuk ka gisht në sulmin që ka ndodhur të premten mbrëma në Moskë.

Rusia edhe në të kaluarën është përballur me sulme të tilla. Vendi qe prekur nga një seri sulmesh terroriste në vitet 2000 gjatë luftimeve me separatistët në provincën ruse, Çeçeni. Në tetor të vitit 2022, militantët çeçen kishin marrë peng të paktën 800 njerëz në teatrin e Moskës. Pas dy ditëve, forcat speciale ruse ishin futur në ndërtesë dhe 129 pengje dhe 41 militantë çeçen ishin vrarë, shumica prej tyre nga efekti i gazit narkotik që përdorën forcat ruse për të mposhtur sulmuesit. Dhe në shtator të vitit 2004, rreth 30 militantë çeçen sulmuan një shkollë në Beslan në Rusinë Jugore duke marrë qindra pengje. Rrethimi përfundoi me gjakderdhje dy ditë më vonë dhe më shumë se 330 njerëz, gati gjysma e tyre fëmijë, u vranë.

Sulmi vjen disa ditë pasi presidenti Vladimir Putin fitoi zgjedhjet elektorale për një mandat tjetër.


E përditësuar 22:30 - Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Moskë të premten, ka raportuar “Reuters”.

ISIS-i ka bërë njoftimin në kanalin e vet në Telegram. E, më vonë edhe ka njoftuar se sulmuesit kanë ikur pa u kapur nga Policia ruse. 

"Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë sulmuar një grumbull të madh të të krishterëve në Krasnogorsk jashtë kryeqytetit rus, duke vrarë dhe plagosur qindra dhe duke shkaktuar dëme të mëdha aty përpara se të tërhiqeshin në bazat e tyre të sigurt”, thuhet në njoftimin e ISIS-it.

Si pasojë e sulmit të armatosur, raportohet për të paktën 40 të vrarë e qindra të plagosur. Akoma nuk ka të arrestuar për rastin.


E përditësuar 22:15

Ajo që dihet deri tash për sulmin në Moskë:

  • Persona të armatosur e maskuar kanë shtënë në sallën “Crocus City” afër Moskës të premten në mbrëmje gjatë një koncerti të rok-grupit rus “Piknik”. Kjo sallë është ndër më të mëdhatë në Moskë.
  • Të paktën 40 persona raportohet të jenë vrarë e mbi 100 të jenë plagosur, siç kanë raportuar agjencitë shtetërore ruse duke cituar Shërbimin Federal të Sigurisë në Rusi, rreth orës 20:00, sipas kohës lokale në Kosovë.
  • Pesë persona besohet se ishin të përfshirë në sulm. Deri tash përgjegjësinë mbi sulmin s’e ka marrë askush. Rusia e ka përshkruar sulmin si “akt terrorizmi”.
  • Videot e publikuara kanë treguar burrat duke shtënë me automatikë mbi rusët që iknin për të shpëtuar. Sulmuesit po ashtu besohet se kanë kryer shpërthime, siç edhe dëgjohet në disa video të publikuara.
  • TASS ka raportuar se shumë njerëz kanë mbetur brenda objektit, çatia e të cilit është djegur e po shembet.
  • Njësi të shumta emergjence, përfshirë policinë e zjarrfikësit janë parë në vendngjarje.
  • Më herët gjatë muajit, shtete perëndimore përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës patën lëshuar alarm rreziku duke u kërkuar shtetasve të tyre të shmangin tubimet publike në Rusi.

E përditësuar 20:20 - Më shumë se 40 persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 janë plagosur si pasojë e të shtënave në një sallë koncertesh jashtë Moskës të premten në mbrëmje, ka raportuar mediumi rus TASS.

Sipas raportimeve, sulmi u krye nga pesë persona.

 

Sulme të armatosura në Moskë – dhjetëra të vrarë

Janë publikuar pamjet e para të sulmuesve që futen në sallën e koncerteve në Moskë dhe gjuajnë drejt njerëzve. Raportohet për dhjetëra të vrarë. 

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! 

Një tjetër shpërthim në sallën e koncerteve në Moskë

Një shpërthim i dytë është dëgjuar në sallën e koncerteve në Moskë, sipas mediave ruse.

Fillimisht u raportua se sulmuesit kishin hedhur një granatë. 

Sipas raportimeve në mediat në Rusi, në sallë në kohën e sulmit ishin të pranishëm 6200 njerëz.


Të shtëna në sallën e koncerteve në Moskë, raportohet për dhjetëra të vrarë

Pesë persona të armatosur kanë gjuajtur me armë brenda një salle koncertesh në Moskë, raportoi CNN. Raportohet se dhjetëra persona kanë vdekur e ka dhjetëra të plagosur, por nuk dihet ende numri i saktë.

Mediat ruse kanë raportuar se të armatosurit e kamufluar u futën në sallë dhe filluan të gjuanin.

Raportohet edhe se sulmuesit kanë hedhur një granatë e cila më pas nisi një zjarr.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se kjo ngjarje është “tragjedi e rëndë”. Të paktën 50 autoambulanca janë dërguar në vendngjarje.

Ministria e Jashtme ruse e ka cilësuar terrorist sulmin.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/oske-sulmi-t.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Grabitje si në filma në një bastore në Bilaç të Bujanocit, policia jep detaje
Gjykata në Beograd, dënon Shqiprim Musliun për rastin tek lapidari i dëshmorit Fatmir Ibishi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration