Dezinformimi po e shkatërron demokracinë
Nga India në Indonezi, dhe deri në Brazil, demokracia është duke u komprometuar nga fushatat e brendshme të dezinformimit në internet, nga ana e partive politike që synojnë të kenë një avantazh paraprak.
Institucionet demokratike, nuk kanë qenë në gjendje ta ndalojnë këtë, dhe ua kanë besuar kompanive të teknologjisë gjykimin e sjelljes në internet. Por kjo është një detyrë përtej aftësive të kufizuara, dhe motiveve të ngushta të kompanive të tilla si Facebook dhe Twitter.
Nëse recesioni demokratik do të përfundojë, institucionet demokratike duhet të krijojnë rregulla të reja, dhe t’i vënë para përgjegjësisë autorët e dezinfomimeve. Ndërsa depërtimi në internet po rritet me shpejtësi, përdoruesit e rinj, nga pensionistët në Arizona të SHBA, tek fshatarët në Utar Pradesh të Indisë, të papërgatitur për të lundruar në mjediset e tyre të reja të informacionit, po shfrytëzohen nga partitë politike vendore dhe grupet e interesit.
Strategjitë e fushatës digjitale, janë shumë të ngjashme në të gjithë globin. Partia e Lëvizjes në Indonezi, vepron shpesh përmes surrogatëve dhe kompanive të konsulencës, për të mbajtur aktivitetet e saj publike. Ajo ngarkon një ushtri njerëzish, të menaxhojnë uebsajtet e lajmeve, kanalet në YouTube, llogaritë në internet dhe grupet WhatsApp, për të prodhuar dhe shpërndarë përmbajtje tejet militante.
Duke përdorur analizën e të dhënave, mesazhet e tyre synojnë kryesisht përmes ËhatsApp, të rezonojnë me segmente të caktuara të popullatës. Përmbajtja është e polarizuar, duke u mbështetur në simbolikën fetare, nacionalizmin dhe narrativën morale, për të fyer disa grupe etnike dhe kundërshtarë politikë.
Këto taktika kanë qenë aq të suksesshme, sa ekzistojnë një numër i konsiderueshëm konsulentësh politikë dhe kompani analitike të të dhënave, të ngjashme me “Cambridge Analytica”, duke përfshirë “Rasmussen”, “SCL Group” dhe “Victory Targeted”, që ofrojnë shërbime të ngjashme për partitë politike dhe kandidatët anembanë botës.
Diskursi demokratik në Indi, është dominuar vitet e fundit nga lajme të rreme në internet dhe fjalime të rrezikshme, duke përhapur thashetheme rreth rrëmbimit dhe keqtrajtimit të lopëve, si dhe imazhe dhe video të politikanëve. Ashtu si në vendet e tjera, për indianët po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjnë dallimin mes ligjërimit organik demokratik, dhe materialit të promovuar nga partitë politike dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Të njëjtat problem, prekën Brazilin vitin e kaluar, me disa parti që përfituan nga dezinformacionet në zgjedhjet presidenciale të tetorit 2018. Një hetim, zbuloi kompani të konsulencës politike dhe biznesmenë, me lidhje me fushatën e presidentit aktual Xhair Bolsonaro, që financuan fushatat e dezinformimit në WhatsApp, dhe që synonin përhapjen e mesazheve te rreme dhe hiperpartizane për qytetarët që nuk dyshonin.
Ashtu si në Indi, mesazhet u hartuan në një mënyrë të tillë që të godisnin kundërshtarët politikë dhe mediat kryesore. Në fund të vitit të kaluar, një hetim mbi dezinformimin në Indonezi, zbuloi se të dyja partite kryesore politike po përdorin skuadrat-hije, duke prodhuar dhe shpërndarë dezinformata, përmes organizatave të punësura prej tyre.
Agjencia “Reuters”, zbuloi ndërkohë grupe përkthyesish të pavarur të quajtur “zëdhënës”, të cilët përhapnin gënjeshtra dhe nxisin ndarjet fetare. Mafindo, një organizatë e fokusuar në luftën kundër lajmeve të rreme dhe përmirësimit të njohurive digjitale, zbuloi se lajmet dhe dezinformimet politike të rreme, u rritën me 61 përqind midis dhjetorit 2018 dhe janarit të këtij viti, përpara zgjedhjeve të 17 prillit.
Përgjigja e politikanëve, qeverive dhe mediave, ka qenë apeli ndaj Facebook dhe kompanive të tjera të teknologjisë, që të parandalojnë keqpërdorimin e platformave të tyre, duke hequr përmbajtjen, ose duke ndaluar llogaritë politike në to.
Platformat e teknologjisë, kanë dyfishuar përpjekjet e tyre për të luftuar përmbajtjen e koordinuar dhe joautentike në tregjet kryesore përpara zgjedhjeve, dhe kanë qenë më të guximshme në përpjekjet e tyre për të luftuar sjelljet e këqija, duke përfshirë demaskimin e partive politike të përfshira në fushata të tilla.
Por kompanitë e teknologjisë, nuk mund të bëjnë diferencën në këtë drejtim, pa kontributin e institucioneve ekzistuese demokratike. Ato nuk kanë as nuk kanë mandatin demokratik për të ndëshkuar partitë, duke i lënë ato të rrezikuara ndaj pretendimeve për njëanshmëri politike. Ekzistojnë ndërkohë kufizime serioze për kapacitetin e tyre të përgjithshëm, për të monitoruar rrjete komplekse politike nër gjuhë dhe kultura në vende të largëta.
Roli kryesor, duhet të luhet nga komisionet kombëtare të zgjedhjeve. Përtej nënshkrimit të kodeve të etikës me platformat e teknologjisë, ato duhet të modernizojnë rregulloret e tyre për të krijuar kodet e sjelljes për fushatat online, që i pengojnë partitë të veprojnë përmes të tretëve.
Grupimet që blejnë reklama politike online, duhet të detyrohen të identifikojnë marrëdhëniet e tyre me fushatat, dhe të dhënat zgjedhore nuk duhet të përdoren për shenjestrime specifike. Qytetarët duhet ta dinë kur informacioni që po marrin aktualisht, vjen nga një parti politike dhe bashkëpunëtorët e saj.
Ndëshkimet për mashtrimin e publikut duhet të jenë të rënda, dhe duhet të vijnë nga institucionet ekzistuese publike. Puna e demokracisë, nuk mund t’i lihet në dorë vetëm kompanive të teknologjisë globale. Kjo përgjegjësi qëndron mbi supet e publikut, dhe ato të institucioneve demokratike. Nëse nuk arrijmë të modernizojnë rregulloret tona zgjedhore, rënia e demokracisë nëpër botë do të vazhdojë.
Shkruar nga Arjun Bisen; (“Foreing Policy” – Botal)
copy(/home/titulli/public_html/images/image/rjun.jpg): failed to open stream: No such file or directory