Departamenti Amerikan i Shtetit: Rusia kërcënon Ballkanin
Rajoni dhe Politika

Departamenti Amerikan i Shtetit: Rusia kërcënon Ballkanin

17.Nov.2023 19:31
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të angazhuara për të mbrojtur rajonin e Ballkanit Perëndimor ndaj manovrave dashakeqëse ruse që kanë si synim kryesor destabilitetin.

 

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Matthew Miller e beri të qartë se Washingtoni do të vijojë të vendosë masa ndëshkuese ndaj individëve dhe ndaj entiteteve që kërcënojnë integritetin e institucioneve shtetërore në rajon.

Milleri shkroi se “Duke iu kundërvënë veprimeve destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, Shtetet e Bashkuara njëkohësisht angazhohen për të ndëshkuar aktorët e korruptuar që përpiqen të minojnë institucionet shtetërore në të gjithë rajonin”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sanksionuan një ditë më parë 10 individë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për përhapje të ndikimit rus në rajon dhe përfshirjen e tyre në akte korruptive.

Në mesin e individëve të sanksionuar ishin zyrtarë të lartë nga Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë edhe më parë nëpërmjet qëndrimeve të tyre zyrtare se do të vijojnë luftën e tyre kundër ndikimit dashakeqes rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor që synon të kërcënojë sundimin e ligjit, stabilitetin dhe sovranitetin ne rajon.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ash.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Martinoviq: Pasivizimi i adresave për shqiptarët e Luginës së Preshevës bëhet “në përputhje me ligjin”
Bochsler: Qeveria e Serbisë po luan me kartën e Kosovës në zgjedhje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration