Vështrime
Deklarata të pamatura e të rrezikëshme!
Prononcimi i pamatur dhe i panalizuar mirë të kryetarit të Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, i cili këto ditë u shprehë se "Lugina e Preshevës ka të drejtë ligjore të bashkohet me Shqipërinë", e dëmtojnë rëndë çështjen e shqiptarve në përgjithësi dhe të atyre të Luginës së Preshevës, në veçanti.
Shkruan: Nehat Hyseni;
Ky ishte një prononcim populist dhe i paanalizuar fare, meqë bashkimi i Luginës së Preshevës nuk ka mundësi praktikisht të ndodhë, dmth të bashkëngjitet me Shqipërinë, pa u bashkuar më parë Kosova dhe Maqedonia Perëndimore, (që është e banuar me shumicë shqiptare) me Shqipërinë.
Pra, Lugina e Preshevës nuk kufizohet askund me Shqipërinë, prandaj edhe nuk mund të bashkohet me te. Besoj se këtë çështje duhet ta dijë mirë z. Danaj dhe z. Musliu.
Ne shqiptarët e Luginës së Preshevës në vitin 1992 kemi bërë Referendumin "për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën".
Pra, për bashkim me Kosovën, sepse me Shqipërinë e kemi të pamundur që të bashkohemi, meqë nuk kufizohemi me te askund. Madje, kufirin më të afërt me Shqipërinë e kemi jo më afër se 150 km.
Prandaj, fizikisht është e pamundur një gjë e tillë.
Natyrisht se dëshira e shqiptarve të Luginës për bashkim me Kosovën dhe me mbarë Shqiptarinë, është e madhe dhe e kahëmotshme.
Këtë ata e kanë dëshmuar gjatë historisë së shumëvuajtur, por edhe të lavdishme kombëtare, madhe edhe duke luftuar me armë në dorë, deri në vetflijim.
Por, çështjes sonë aspak nuk i kontribuojnë deklaratat e pamatura dhe joserioze, si puna e z. Musliu dhe z. Danaj, të cilat madje nuk i marrin parasysh faktet e përmenduratë njohurive elementare nga gjeografia!
Deklaratat e tilla për përfitime politike e dëmtojnë rëndë çështjen e shqiptarve të Luginës së Preshevës, si dhe atë të shqiptarve në përgjithësi, duke hapur madje çështje shumë të rrezikëshme aktualisht për shqiptarët në Ballkan.
Prandaj edhe prononcimi i z.Danaj se"kërkesa e Partisë LPD dhe e kryetarit të saj Jonuz Musliu, është një kërkesë e drejtë, e pjekur dhe në kohën e duhur", është e panenduar mirë dhe e palogjikëshme.
Si e tillë, kuptohet se nuk është përkrahur nga asnjë institucion shqiptar nga Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës.copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/maqedonia-harta.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!