
Davkova kryeson garën presidenciale në Maqedoninë e Veriut, më 8 maj fatin e presidentit
Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë së Veriut ka numëruar deri më tash 85.06 për qind të votave ose 1 milion e 543 mijë e 043 për raundin e parë të zgjedhjeve të shtata presidenciale.
Prin kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanoska me 40.14 për qind, pasuar nga kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski me 19.73 të cilët do të përballen në raundin e dytë më 8 maj. Bujar Osmani nga Fronti Evropian ka 13.88 për qind, Arben Taravari nga VLEN 9.78 për qind, Maksim Dimitrievski, kryetari i Kumanovës 8.61, Biljana Vankovska Cvetkovska “E Majta” 4.36 dhe Stevco Jakimovski, kryetari i Karposhi Shkup me 0.80 për qind.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/emadorvksi-silo.jpg): failed to open stream: No such file or directory