Daçiq synon të bëhet kryeministër i Serbisë, e fut nipin e Millosheviqit në listë zgjedhore
Në Beograd po bëhen gati për zgjedhje të reja parlamentare. Ivica Daçiq, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme, synon postin e kryeministrit.
Daçiq e ka shpallur listën zgjedhore të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) të cilën e udhëheq, dhe në të i ka bërë vend edhe Marko Millosheviqit, nipit të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.
Bartësi i listës është Daçiq, ndërsa nipi i Millosheviqit është i treti në listë, Marko Millosheviq.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi janë shpallur të mbahen më 17 dhjetor.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/acic-milosevic.jpg): failed to open stream: No such file or directory