Burrin e kishte luftëtarë, tani jeton me dy fëmijë jetimë, pa shtëpi të veten (foto & video)
Kjo është nëna e dy fëmijëve jetim dhe grua e të ndjerit që veshi uniformën në mbrojtje të pragut të shtëpisë.
Quhet Sebehate Fejzullahu, 50 vjeçare, pa shtëpi të veten, gjen strehim të përkohshëm në shtëpitë kolektive të shtetit na lagjen e Kollonisë në Tërnoc të Bujanocit.
Historia e saj është e dhimbshme, që nga humbja e burrit para katër viteve e deri te varfëria e skajshme e kësaj familje tre anëtarëshe.
Me burrin ish pjesëtarë të formacionit ushtarak të Luginës, ajo tanimë ka mbetur në mëshirë të fatit. Përveç ndihmës sociale që merr për nëntë muaj brenda vitit, ajo në këtë muaj të Ramazanit është ndihmuar edhe me dy thasë miell.
E zhgënjyer me fatin e saj ajo tregon për portalin informativ Titulli se edhe pse burri, i ndjeri Qemal Fejzullahu, ka luftuar për këtë vend, ajo nuk gëzon pothuajse asnjë privilegj si familje e varfër duke u mos u marr parasysh as kontributin që e dha burri i saj.
Sipas zonjës Sebehate Fejzullahu, ndihmat që i ka marrë deri më tani nuk kanë qenë të mjaftueshme pasi pjesa dërmuese ka shkuar për mjekim, siç shprehet vet ajo “i kanë hongër doktorët”.
“Burri më vdiq para katër viteve nga kanceri në këmbë, me ç’rast njërën këmbë ia kishin prerë, ndërsa edhe djalin 20 vjeçar e kam pas të sëmurë nga leukemia”, thotë nëna e jetimëve.
Ajo sqaron se me të hollat që i janë dhuruar viteve të kaluara nga vitrat ka arrit që një dhomë ta rinovojë, për dallim nga të tjerat që janë në gjendje të rëndë.
Kjo nënë e fortë kujdeset për dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin. Ajo shpreson se në këtë muaj të bamirësisë dikush do t’i gjendet në ndihmë./Titulli.com/
Shkrimet për sensibilizimin e opinionit të gjerë me situatën e rëndë që mbretëron në familjet e Luginës, gjatë muajit të Ramazanit realizohen me vetiniciativën e portalit informativ Titulli. Personat që dëshirojnë të ndihmojnë familjen Fejzullahu mund të kontaktojnë me kryefamiljaren në këtë numër telefoni: + 381 62 18 76 326