Bujanoci "harron" shqipen, shkruan vetëm serbisht! (dokument)
Lokale

Bujanoci "harron" shqipen, shkruan vetëm serbisht! (dokument)

08.Aug.2014 17:53
0

Se udhëheqësia e komunës së Bujanocit nuk zbaton dygjuhësinë, dëshmon edhe rasti i fundit i shpërndarjes së vendimeve për pagesën e tatimit në pronë nga Departamenti i administratës tatimore lokale, i cili është vetëm në gjuhën serbe.

Janë vet qytetarë e Bujanocit që këtë rast e kanë paraqitur në portalin informativ Titulli, pasi në adresë së shtëpive të tyre kanë marrë vendimet me çmimin e caktuar për pagesën e tatimit mbi pronat (shtëpitë) për vitin 2014-të.

“Çka është more vëlla kjo, komuna e Bujanocit hala na bjen letra vetëm serbisht. Këtë shqip me qenë spe merrshe vesh jo serbisht. Kushe shqiptar kemi në komunë a kta hala me të vjetrën”, theksoi N.N. personi duke ofsharë me këtë padrejtësi.

Rreth këtij dokumenti të lëshuar nga administrata komunale e Bujanocit u prononcua me anonimitet edhe një tjetër bujanocas.

“Ma kanë pru letrën me pagu porez diku mbi 3 mijë dinarë, mirëpo krejt serbisht. Na i kemi votu shqiptarët mu bo ma mire diçka, amo se vazhdon çeshtu si mos me pas shqiptar në komunë nuk ma ka marrë mendja”, u shpreh bujanocasi, që në supet e tij kishte mbi 50 vite.

Dokumenti i cili është sjellë në redaksinë e Titullit nga qytetarët e pakënaqur, duke akuzuar pushtetin për moszbatim të dygjuhësisë, shihet qartë se asnjë shkronjë nuk ka në gjuhën shqipe.

Madje edhe emrat e mbiemrat e shqiptarëve janë shënuar gabimisht, vetëm duke përdorur shkrimin latin serb.

Vlen theksuar se në mbledhjen e 15 korrikut të Kuvendit Komunal u votua pro propozimit për përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimeve shqipe në territorin e komunës së Bujanocit.

Gjithashtu, një tryezë rreth shënimit të emrit shqip, më 31 korrik u mbajt në Bujanoc, e cila sipas Këshillit Kombëtar Shqiptar në momentet e fundit ishte bojkotuar nga punëtorët e ofiqarisë së komunës së Bujanoc, ndërsa si qëllim kishte promovimin e të drejtave të shqiptarëve dhe mos deformimin e emrave të tyre.

Nga viti 2002 komuna e Bujanocit udhëhiqet nga shqiptarët, ndërsa faktet tregojnë se edhe sot e kësaj dite shqiptarët e kësaj komune gëzojnë pjesërisht të drejtat e tyre të garantuara me ligj./Titulli.com/

Penda e Rahovicës me infrastrukturë të re rrugore
Shumë politikanë shqiptarë në Listën e Zezë së SHBA-së, nuk mungojnë as nga Lugina!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration