Bujanoc, 16 ndërmarrje presin pronarët e rinj
Lokale

Bujanoc, 16 ndërmarrje presin pronarët e rinj

13.Sep.2014 12:45
0
Udhëheqësja e Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal në komunën e Bujanocit, Fazila Azemoviq ka deklaruar se 16 ndërmarrje shoqërore në Bujanoc së shpejti pritet të privatizohen, pasi gjenden në ofertën publike e paraqitur në muajin gusht të Agjensionit Republikan për Privatizim. Përveç 11 ndërmarrjeve të cilat kanë selinë e tyre në Bujanoc, në procedurë gjenden edhe pesë ndërmarrje në territorin e komunës, të cilat kanë selitë e tyre në qytetet e tjera të Serbisë.

Agjensioni për Privatizim pas miratimit të Ligjit për Privatizim, ka paraqitur ofertë publike për mbledhjen e letrave rreth interesimit për subjektet e privatizimit nga portofoli i Agjensionit për Privatizim, në të cilin janë gjithsej 502 ndërmarrje në Serbi, të cilat janë në falimentim apo në procedurën e ristrukturimit, që afati i fundit është 15 shtatori.

Fazila Azemoviq, udhëheqësja e Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal në komunën e Bujanocit, për agjencinë e lajmeve Beta deklaroi se zbatimi i privatizimit sipas Ligjit të ri për privatizim është i rëndësishëm për komunën e Bujanocit, në rast se procedura për privatizim shkon në drejtim pozitiv dhe me qëllim të përmirësimit real të ndërmarrjeve, që sipas evidencës komunale në mesin e tyre janë edhe tetë ndërmarrje shoqërore dikur të rëndësishme nga të cilat kanë mbetur vetëm salla boshe.

"Kemi vëzhguar të gjitha objektet në komunën e Bujanoci të cilat dikur ishin ndërmarrje shoqërore e që tani nga ato kanë mbetur vetëm salla boshe në rënie e sipër. Kemi provuar të ftojmë investitor, mirëpo asgjë më shumë nuk ishte në juridiksionin tonë, sepse asgjë nuk ishte në pronësi të komunës“, ka thënë Azemoviq, transmeton TK.

Sipas fjalëve të saj komuna merr pjesë në procesin e privatizimit ashtu që Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal, ka koordinatorin e vet për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, ekonomi dhe privatizim, prej të cilit të gjithë afaristët e interesuar marrin shpjegime për procedurën e privatizimit, në bashkëpunim me Agjensionin për Privatizim.

"Konkretisht me atë se është mbyllur 'Jugokop', e cila ka qenë thertorja më e madhe në Ballkan dhe e cila ka në pronësi të vet hapësira të mëdha të livadheve dhe pyjeve, shumë shpejt ka rënë komplet fondi për blegtori në komunën e Bujanocit. Po si të ishte e mundur që të gjithë të punësuarit në 'Jugokop', të kthehen në punë, atëherë kjo do të ishte një sukses shumë i madh", tha Azemoviq.

Ajo ka deklaruar se komuna e Bujanocit në evidencën e Shërbimit Kombëtar për Punësim, ka një numër të madh të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe me arsimim të lartë, të cilët do të kishin mundur menjëherë të fillojnë të punojnë.

Në mesin e subjekteve afariste të cilat gjenden në ofertën publike për mbledhjen e letrave rreth interesimit për privatizim në komunën e Bujanocit janë Banja e Bujanocit, Industria e Duhanit Bujanovac, Proleqe dhe banja Kllokot e cila ka vetëm licencë, mirëpo nuk posedon pronësi. Në fazën përfundimtare të përgatitjes për privatizim janë edhe fabrika e mbathjeve Gumoplastika, thertorja Jugokop, miniera Fellspat dhe Jugpromet.

Në proceruën e privatizimit sipas Ligjit të ri për Privatizim gjendet edhe tri fabrikat e Simpo-s në komunën e Bujanocit, "Sipeks", "Simposan" dhe "Kondiva", fabrika e Jumko-s "Bi Voda", si dhe Cërvena Zastava e Kragujevcit, të cilat gjitha kanë selitë e tyre jashtë Bujanocit./Titulli.com/

"Të tërhiqen vendimet për largimin e punëtorëve nga Drejtoria për Ndërtim" në Bujanoc
Preshevë: Mbahet manifestim kulturorë kushtuar poetit Qerim Arifi (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration