BE flet për mediat e pakicave, Titulli sponsor medial! (foto)
Lokale

BE flet për mediat e pakicave, Titulli sponsor medial! (foto)

08.Nov.2014 22:58
0

Shefi i seksionit Politik të Delegacionit të BE-së në Serbi Luka Bjankini ka deklaruar se Bashkimi Evropian angazhohet për pavarësi të mediave të pakicave kombëtare në Serbi.

Bjankini, në konferencën dedikuar të ardhmes së mediave të pakicave, tha se të gjithë kanë obligim për të siguruar një pavarësi financiare dhe editoriale të mediave në gjuhën e pakicave.

“Mediat që janë të lira nga ndikimi politik, janë parakusht për zhvillimin e demokracisë në shoqëri”, tha Bjankini, transmeton Titulli. 

Ai shtoi se është me rëndësi sigurimi i stabilitetit financiar të Radio Televizionit të Vojvodinës, e cila emeton program në dhjetë gjuhë, duke e bërë atë unike në Evropë.

Sipas tij, në Radio Televizionin e Serbisë ka mjaft hapësirë për përmirësimin në raportimin në gjuhë të pakicave, që është obligim i këtij shërbimi publik shtetëror, që duhet t’i shërbejë interesit të publikut, në atë që përfshihet edhe emetimi i programit në gjuhët e pakicave. 

Luka Bjankini tha se organi Rregullativ për mediat elektronike “ndoshta do të duhej” të kushtëzonte marrjen e lejes për emetim, duke kërkuar nga transmetuesit që të kenë program edhe në gjuhën e pakicave në mjedise multietnike.

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës dhe Informimit, Sasha Mirkoviq, tha se aktet nënligjore për zbatimin e tre ligjeve të reja të medias, do të sillen gjatë nëntorit, respektivisht brenda afatit të paraparë ligjor.

Ai tha se Ministria në këtë fushë po bashkëpunon edhe me OSBE-në dhe organizatat tjera, në mesin e të cilave edhe Shoqatën e Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës (NDNV) dhe Rrjetin Ballkanik për Gazetari Investigative (BIRN).

Mirkoviq shpjegoi se NDNV ka bërë një studim mjaft interesant rreth financimit të mediave në nivel lokal, respektivisht se si do të duhej të dukej në të ardhmen, derisa BIRN kërkime të rëndësishme për financimin e mediave lokale.

Sekretari shtetëror i ka thënë gazetarëve se do të ishte “shumë më i shëndetshëm” nëse privatizimi i mediave do të kryhej me kohë e jo të ndërpritej në vitin 2007-të, sepse në atë kohë gjendja ekonomike në Serbi ishte shumë më e mirë se sa që është sot.

Ndihmës sekretari krahinor për  Kulturë dhe Informim, Kalman Kuntiq tha se vendi gjendet para një dileme të madhe se si të sigurojë mbijetesën dhe qëndrueshmërinë, jo vetëm të mediave në gjuhë të pakicave në Serbi, por të mediave serbe në përgjithësi.

Ai ka vlerësuar se gazetaria është e rëndësishme, mirëpo profesion i nënvlerësuar në Serbi, kurse gazetarët bien në kategorinë e qytetarëve me pagat më të ulëta.

Konferenca e tretë rajonale “Epokë e re dhe media moderne” dedikuar mediave në gjuhën e komuniteteve pakicë, e mbajtur të premten, është organizuar nga gazeta ditore hungareze “Magyar Szo” dhe Heror Media Point.

Në mesin e mediave kombëtare dhe të pakicave, sponsor medial ishte edhe portali informatv Titulli.com.

Mustafa nervozon serbët: Ramën e presim si kryeministrin tonë
Bujanocasit dyshohen për atentat ndaj kryeministrit Edi Rama! (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration