Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe veprimtaria gjatë Ramazanit
Lugina

Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe veprimtaria gjatë Ramazanit

07.Aug.2018 11:45
0
Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka organizuar aktivitet të ndryshme gjatë muajit të Ramazanit.

Kumtesa nga Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë: 

Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë BIPBM, institucion i lartë fetar i licencuar në shkallë rajoni, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ka zhvilluar një varg aktivitetesh me karakter edukativ, moralizues dhe humanitar. Këto aktivitete BIPBM, i ka realizuar me ndihmën e organizatave të ndryshme vendore dhe rajonale, duke mos përjashtuar edhe individët, pikërisht mërgimtarët tanë në diasporë.

Kështu që, dita e parë e Muajit të bekuar të Ramazanit, u shënua me dy aktivitet, falë veprimtarit Bekim Sulejmani nga Tërnoci, i cili punon e vepron në Zvicër. Ai, mbi baza vullnetare financoi këto veprimtari, me një vlerë të konsiderueshme prej 1 mijë frangave zvicerane. 

BIPBM, falënderon këtë bashkatdhetar për një vepër kaq humane, i cili me ndihmën e ofruar i gëzoj nxënësit jetima në veçanti. Në vazhdim jepen disa foto nga aktiviteti i parë në kuadër të projektit Ramazani 2018, gjatë 18 majit, të realizuar nga Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë.

Një falënderim i dedikohet edhe stafit profesionist të Restaurantin A-Z Center nga Bujanoci, për korrektësinë dhe shërbimin me kohë të 118 pjesëmarrësve në iftar. Po ashtu edhe një falënderim i posaçëm shkon enkas për mediumin lokal të RTV Bujanoci, i cili pa asnjë hezitim përcjelli aktivitetet e BIPBM.

BIPBM, në kuadër të aktiviteteve të muajit të shenjtë të agjërimit, ka shkruar Iftar të përbashkët me xhematin e Xhamisë së Re në Tërnoc të Madh, të prirë dhe të organizuar nga rinia e kësaj shtëpie të Zotit. Iftari u organizua, më 20 maj me një pjesëmarrje të kënaqshme të ramazanlinjve nga të gjitha shtresat e shoqërisë sonë.

BIPBM, gjatë 22 majit, në bashkëpunim me Dijanetin e Republikës së Turqisë, ka bërë shpërndarjen e më se 100 pakove ushqimore me destinacion: Medvegjë 30 pako, Bujanoc 20 pako, OVL-së 15 pako, Tërnoc i Madh 10 pako, Mal Tërnoc 10 pako, Samolicë 10 pako dhe Konçul 5 pako. Këto aktivitete u përcollën me foto e pamje të ndryshme nga terreni.

Gjatë 23 majit 2018, në Hotel Tirana, Fondacioni ALSAR, Departamenti i arsimit, nga Shqipëria organizoi panairin: “Harmonia e kulturave”, në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve mbi “Vlera te diversitetit kulturor dhe të jetuarit së bashku”. Në këtë aktivitet, morën pjesë të rinj studentë nga vende të ndryshme të rajonit dhe botës, që studiojnë në Shqipëri, të cilët prezantuan kulturat e vendeve të tyre në stenda promovuese.
Neve së bashku me 4 rinj përfaqësuam Luginën e Preshevës si shtet më vete, u shpreh prof. Refik Memeti, njëherit sekretar gjeneral i BIPBM-së. Fotot nga ky eveniment i lartë, flasin për rolin dhe rëndësinë e këtij panairi.

Po të njëjtën ditë, më 23 maj, përfaqësuesit e BIPBM-së, morën pjesë në iftarin e organizuar nga Turkish Airlines në Hotel Sheraton në Tiranë. 

Gjatë 24 majit, janë shpërndarë pako ushqimore të arritura nga Dijaneti i Turqisë, e të cilin donacion BIPBM-ja e pa të arsyeshme ta realizoj në Medvegjë, së bashku me donacionin tjetër të vetë financuar nga BIPBM, me çanta dhe mjete të tjera shkollore për Shkollën Fillore "Zenel Hajdini" në Tupallë, pikërisht në ditën kur shkolla kremtonte ditën e saj. Aktiviteti jepet i ilustrua me foto dhe pamje nga ky aktivitet.

Përfaqësuesi i BIPBM-së, më 25 maj, morën pjesë gjatë Iftarit të organizuar nga Ambasada e Turqisë në Beograd, me përfaqësuesit e Luginës, së bashku me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberi, deputetin z. Fatmir Hasani dhe përfaqësuesin e shoqërisë civile z. Nexhmedin ef. Ademi.

Organizata Humanitare "Fatir" nga Konya, në bashkëpunim me Organizatën Humanitare "Hasane", Fondacionin "Alsar", si dhe BIPBM-në, shpërndanë qindra pako ushqimore në territorin e Sanxhakut, dy ditë e dy net pranë vëllezërve të Pazarit, Sjenicës dhe Pribojit, shumica prej tyre me prejardhje shqiptare. Njëkohësisht, aktivitetin e përmbyllën me një Iftar madhështorë me mbi 600 të ftuar.

Përfaqësuesi i BIPBM-së, gjatë 28 majit, ishin pjesë në Iftarin e shtruar nga Kryetari i Komunës së Sarajit të Shkupit, z. Blerim Bexheti, për nderë të Kryetarit të BFIM-së Reis ul Ulema H.Sulejman ef. Rexhepi.

Gjatë 29 majit, në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, u realizua një takim mes tri institucioneve vendore, mes BIPBM-së, Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe OVL-së, në selinë e KKSH-së në Bujanoc.

Vetëm të unifikuar mund t'i ecim përpara proceset e pazgjidhura në regjionin tonë ekonomikisht dhe politikisht të diskriminuar.

Ndër çështjet e shumta që u diskutuan në takim, ne shprehëm shqetësimet tona në lidhje me ndërhyrjen e Zukorliçit dhe Dudiçit në proceset në Luginë të Preshevës, sidomos me uzurpimin e vakëfeve në Preshevë nga disa individë të pandërgjegjshëm që vakëfet tona stërgjyshore që i kanë lënë të parët tanë t'i tejkalojnë në përbërje të institucionit te Bashkësisë Islame të Dudiçit, e që në një të ardhme të afërt ata të thirren në emër të tapive që kanë prona të veta në Luginë të Preshevës. Dhe çështja e dytë që ngritëm është problemi me librat fetare që nuk na lejohen të i sjellim nga Shqipëria, e që janë të përkthyera nga boshnjakishtja dhe janë me standarde të sistemit të Bolonjës. Me këtë rast falënderohet kryetari i KKSH-së, zotëri Shukri Ymeri, për mikpritjen dhe përkrahjen e institucioneve vendore.

Gjatë 4 majit, është organizuar program fetar humanitar nga BIPBM-ja, në bashkëpunim me nxënësit e Shkollës së Mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc. Ligjërues Nexhmedin Ademi magjistër i Sociologjisë, ilahi nga Nderim Alimi nga Maqedonia, si dhe Kur'an nga Muhamed Ejupi si dhe nga hafizi Mehmet Eskikömeç nga Turqia, si dhe pjesa tjetër nga nxënësit e shkollës.

Të mërkurën e 6 qershorit, u zhvillua një aktivitet në Xhaminë e Re në Tërnoc, të organizuar nga Sektori i femrave pranë BIPBM.

Përfaqësuesi i BIPBM-së, në aktivitetet e ditës së mërkurën të   6 qershorit, gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, së bashku me përfaqësuesin e Dijanetit të Republikës së Turqisë, hafizin Mehmet Eskikömeç.

Përfaqësuesi i BIPBM-së, prof. Refik Memeti, me ftesë të Fondacionit "Alsar", merr pjesë në iftarin e organizuar në Tirana International Hotel, së bashku me hafizin Mehmet Eskikömeç  nga Dijaneti i Turqisë, kryetarin e OVL-së Bejtulla Ensar Bejtullahu, ish kryetarin e KBI-së së Prizrenit Lutfi Ballek, me Irland Sollakun nga Tirana - asistent i shefit te sektorit konsullor pranë Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë.

Të hënën e 11 qershorit, në Restorantin “Rozafa” në Bujanoc, Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR nga Shqipëria dhe organizatën turke IHH nga Belgjika, shtruan iftarin përmbyllës për këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

Ky Iftar për dallim nga ata të mëparshmit ishte më i veçantë, nga se arriti që në sofrën e përbashkët të unitetit të grumbulloj përfaqësues nga shumë shtete me qindra pjesëmarrës nga sfera të ndryshme të jetës sonë shoqërore: politike, kulturore, arsimore, fetare, shoqëria civile dhe gazetaria.

Madhështinë e këtij Iftari të unitetit e shtoi prania e drejtuesve të pushtetit lokal të Bujanoc me kryetarin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe atij të Kuvendit Komunal dr. Adnan Salihu, deputetit popullor Fatmir Hasani, nga partia e PD-së Nagip Arifi, përfaqësuesve nga radhët e Këshillit Kombëtar Shqiptar, mysafirë nga Meshiati i Bashkësisë Islame të Maqedonisë dhe ramazanlinj nga Gjilani, Presheva dhe Medvegja.

Me rastin e këtij Iftari të përbashkët, të pranishmit i përshëndeti sekretari i BIPBM-së Refik Mehmeti, i cili falënderoi përzemërsisht Fondacionin ALSAR nga Shqipëria dhe organizatën IHH nga Belgjika, të cilat kohëve të fundit janë të pranishme me projekte të ndryshme në Luginë të Preshevës.

Po ashtu me një fjalë përshëndetëse u paraqitën përfaqësuesit e IHH nga Belgjika dhe përfaqësuesi i Fondacioni ALSAR nga Shqipëria Neki Kaloshi, i cili falënderoi bashkëpunimin e sinqertë të këtyre organizatave më kreun e BIPMB-së Myftiun Nexhmedin ef Saqipi, i cili njëherit është edhe zëvendës reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame për Serbi.

Organizata IHH nga Belgjika, gjatë ditës së djeshme të 11 qershorit, ka shpërndarë 85 pako me ndihma humanitare për familjet në nevojë për Komunën e Bujanocit.

Gjatë muajit të shenjtë ta Ramazanit është zhvilluar një takim i frytshëm vëllazëror mes katër institucionesh: Kryetarit të Komunës së Bujanocit, Dijanetit të Republikës së Turqisë, Fondacionit "Alsar" nga Tirana si dhe BIPBM-së, ku nikoqir ishte Komuna e Bujanocit.

Disa foto nga përmbyllja e Projektit "Ramazani 2018", donacion i financuar nga pronarët e firmës "Pneus 111" nga Llozana e Zvicrës, Bekim Sulejmani dhe Blerina Gashi Sulejmani.

 

Nga Raporti i aktiviteteve të BIPBM-së, të përgatitur për media nga sekretari Refik Memeti.

 

Biografia e poetit serb Vasko Popa, propozohet për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës
Hoti: Ska ndarje të Kosovës pa Sanxhakun dhe Luginën e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration