"Avala Resources" dhe "Dunav Minerals" së bashku në zbulimin e arit në Medvegjë
Firmat kanadeze "Avala Resources" dhe "Dunav Minerals", kompani kanadeze të cilat gjenden në listën e Bursës së Torontos, kanë lidhur marrëveshje rreth integrimit.Këto dy kompani vetëm se kanë finansuar projektet hulumtuese gjeologjike vendore në Serbi, çka do të bëjnë edhe në periudhën e ardhshme, raporton gazeta beogradase ‘Veçernje Novosti’.
Këto ndërmarrje janë të angazhuara në projektet e hulumtimeve potenciale të resurseve të reja të arit, kështu që kompania “Dunav Minerals” ka vërtetuar se në projektin e Tullarës në komunën e Medvegjës është zbuluar resurs me 1,2 milionë tonë bakër dhe 120 tonë ari./Titulli.com/