As me Luginë, as me Kosovë
Lokale

As me Luginë, as me Kosovë

12.Jan.2015 12:40
0
Kur prindërit e saj ishin larguar nga fshati Suharnë i komunës së Bujanocit, Vlora nuk ishte veçse gjashtë vjeçe.

Prindërit e saj mes jetës në fshat, paperspektivës e pasigurisë nga prania e përhershme e xhandarmërisë serbe, kishin qenë të detyruar të lënë vatrat shekullore dhe u vendosën në Gjilan. Vlora që ishte e vogël, asnjëherë nuk e kishte ditur se ç’do të thotë të jetosh pa asnjë dokument.

Ajo u regjistrua në klasë të parë në Gjilan si refugjate, u rrit, kreu filloren dhe shkollën e mesme dhe kur deshi të vazhdojë fakultetin, ngase tashmë ajo kishte zgjedhur profesionin e mësueses, ajo nuk ia arriti të regjistrohet, ngase nuk kishte as letërnjoftim të Serbisë e as të Kosovës, shkruan sot gazeta "Zëri".

E thyer nga mosrealizimi i ëndrrës së saj jetësore, ajo u struk në shtëpi, pa shpresë për një të ardhme. Një ofertë për martesë në Gjermani edhe më tepër ia shtoi problemet, ngase asaj tashti i duhej edhe pasaporta, por ajo dhe të afërmit e saj tashti kishin këmbëngulur që deri në fund të kërkojnë të drejtën e tyre për t’u bërë me atdhe dhe pas disa muaj bredhjesh Gjilan – Prishtinë, qindra lutjesh e kërkesash përfundimisht ia arriti qëllimit. /Titulli.com/

Medvegjë-Kamenicë: Për 7 kilometra largësi, bëjnë 100 kilometra rrugë! (Video)
Taipi pesë gola skuadrave zvicerane (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration