Artistët  nga trevat shqiptare, vizitojnë KKSH-në
Lugina

Artistët nga trevat shqiptare, vizitojnë KKSH-në

07.Aug.2018 11:45
0
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc, kryetari Jonuz Musliu priti në një takim të përbashkët koloninë e artistëve nga gjitha trojet shqiptare.

"Ju jeni, jo thjesht njerëz të profesionit, por ambasador të kulturës, me çrast po vendosni në qendër të vëmendjes edhe këtë pjesë të trojeve shqiptare. Unë mbetem me shpresë që Lugina e Preshevës të vizitohet më shpesh dhe të senzibilizohet opinioni mbarëkombëtar me çështjen e Luginës së Preshevës" nënvizoi kryetari Musliu.

Sipas njoftimi të KKSH-së qëllimi i këtij aktiviteti të Kolonisë së artistëve që merren me pikturën është promovimi i artit dhe kulturës shqiptare si dhe më gjerë, ruajtja dhe zhvillimi i identitetit, ruajtja e trashëgimisë kulturore si dhe nxitja dhe zhvillimi i marrëdhënieve ndërkulturore.

Tashmë ky aktivitet për Luginën e Preshevës është tradisional ku artistët kanë përshëndetur dhe falimenderuar KKSH-në për mbështetjen që po jep në vazhdimësi.

Me këtë rast kryetari Musliu duke i dhënë mbështetje theksoi se "duhet të vazhdohet me këto përpjekje artistike, sepse gjuha e artistëve jo vetëm si piktur, përçonë mesazhe inkurajuese për shqiptarët e këtushëm"./Titulli.com/

Përfaqësuesit e Zvicrës në Bujanoc, interesohen për iniciativën e shqiptarëve
Të rinjtë e fshatit Nasalcë të Bujanocit solidarizohen me refugjatët nga Lindja e Mesme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration