Arsimi përballë politikës
Vështrime

Arsimi përballë politikës

28.Dec.2013 10:32
0
Gjërat duhet të ndryshohen me shpejtësi nëse dëshirojmë ta shpëtojmë këtë segment shumë të rëndësishëm për të ardhmen tonë. Shkruan: Fatlum Hetemi fatlum hetemi Arsimi është baza e çdo shoqëria, sepse pa arsim cilësor nuk mund të shkohet askund, prandaj edhe shtetet që tanimë ne i marrim si shembull i dhanë shumë rëndësi arsimit të mirëfilltë, duke punësuar njerëz me kritere dhe të kualifikuar, duke punësuar njerëz jopartiakë dhe jo militantë dhe duke punësuar cilësi dhe jo sasi. Cilësia e arsimit në këto vitet fundit është aq e ulët sa e rrezikon të ardhmen e shqiptarëve, sepse   po prodhon  mendje të pashkolluar,  njerëz që nuk do të jenë në gjendjen të përballen me sfidat e shekullit  XXI e as me kërkesat e tregut  global të punës. Kjo gjendje e cilësisë së ulët  është shkaktuar edhe nga interesat e udhëheqësve politikë, të cilët  duke mos e ditur rëndësinë  që ka arsimin  për zhvillimin e shoqërisë, por  edhe duke u nisur nga interesat e ngushta partiake zhvillojnë  politika  militante, e me ç’ rast  arsimi  fundoset rendë. Megjithatë, do të isha shumë i gabuar dhe i padrejtë nëse ky vlerësim i atribuohet vetëm viteve të fundit. Drejtimi i gabuar ka filluar që nga viti 2000, ku ndikimi i politikës gjeti hapësirë edhe në institucionet arsimore, duke degraduar çdo gjë, madje gjithçka u bë politikë e asgjë nuk mbeti arsim. Nuk duhet parë institucionet arsimore si çerdhe për rehabilitimin e militantëve partiakë pa asnjë kriter, por institucionet arsimore duhet parë si mundësi, vlerë dhe cilësi për një shoqëri me pretendime evropiane, sepse pa vlera të mirëfillta dhe cilësi në arsim, nuk mund të kemi progres në këtë lëmi. Institucionet arsimore duhet të jenë bërthama e zhvillimit të një shoqërie, ngase me cilësinë në arsim në të ardhmen, ne do të kemi cilësi në drejtësi, në shëndetësi, në administratë dhe në të gjitha drejtimet tjera. Si mund të kemi mjekë të mirë pa arsim të mirëfilltë? Si mund të kemi inxhinierë të mirë pa arsim të mirëfilltë? Si mund të kemi gjykatës dhe policë të mirë pa arsim të mirëfilltë? dhe Si mund  të kemi punëtorë efektiv në administratë pa arsim të mirëfilltë? Dhe, të gjithë këtyre pyetjeve, e që janë të pakta i përgjigjet vetëm cilësia arsimore dhe depolitizimi i saj.   ______________________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/nDMCSCn7Yyccopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/shkollat_shqipe_ne_gjermani.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kamberi: Një vit i rëndë dhe pa ndihmë vëllazërore
Përmbyllja e vitit 2013, ngërçi shtetëror dhe babagjyshi hajdut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration