Arifi detyrohet të shfuqizojë Komisionin për media
Në mbledhjen e Këshillit Komunal në Bujanoc të mbajtur të mërkurën është bërë shfuqizimi i aktvendimit të Komisionit për vlerësimin e projekteve në fushën e mediave.Me këtë vendim të marr sot nga Këshilli Komunal i drejtuar nga kryetari Nagip Arifi i është ikur procesit gjyqësor, pasi ky organ në muajin shkurt kishte dhënë dritën e gjelbërt për formimin e Komisionit për vlerësim të projekteve të mediave në këtë komunë, me kryetar Fejzi Beqiri, anëtarët Abedin Raqipi, Maja Stojanoviq, Ahmet Kadriu dhe Aleksandar Janjiq.
Vendimi në fjalë ishte marrë në kundërshtim me Rregulloren e Ministrisë së Kulturës dhe Informimit, pasi të gjithë të votuarit në përbërje të këtij Komisioni ishin nga pushteti lokal dhe asnjë nga shoqatat e gazetarëve, të cilat nëherit kishin paralajmëruar padi ndaj kryetarit Arifi si dhe Komunës së Bujanocit për këto shkelje.
Përvec që Titulli.com kishte raportuar për shkeljet në fjalë, edhe kryetari i Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë (NUNS) Vukashin Obradoviq në një prononcim për këtë medium kishte konfirmuar parregullsitë, duke nënvizuar se përbërja e Komisionit ishte e kundërligjshme.
Gjithashtu duhet nënvizuar se shkarkimi i Komisionit për vlerësimin e projekteve në fushën e informimit bëhet vetëm disa orë para ardhjes në Bujanoc të sekretarit shtetëror të Ministrisë së Kulturës dhe Informimit Sasha Mirkoviq, kryeshefes së sektorit për informim Snezhana Pecenik si dhe udhëheqësit të Grupit për cështje legjislative Dejan Stojanoviq.
Tema e tryezës së hapur që do të fillojë në orën 16h dhe që në të do të prezantojnë përfaqësuesit e mediave, zyrtarët në Ministria e Kulturës dhe Informimit, Trupit Koordinues dhe kryetarët e tri komunave të Luginës, do të jetë “Zbatimi në praktik i ligjeve të reja për media”. /Titulli.com/