APN nis fushatën: Preshevën do ta bëjmë "Popllavë" më 24 Dhjetor
Lugina

APN nis fushatën: Preshevën do ta bëjmë "Popllavë" më 24 Dhjetor

07.Aug.2018 11:45
0
Alternativa për Ndryshim ka filluar fushatën parazgjedhore duke prezantuar edhe programin të orientuar në shtatë fusha për qeverisjen e ardhshme katërvjeçare me komunën e Preshevës.

Në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Preshevë u paraqit edhe lista e kandidatëve për këshilltarë komunal të cilën  e kryeson kryetari i APN-së, Shqiprm Arifi dhe pretendent për kryetar komune, shkruan Titulli.com.

“Të gjithë ata që e dojnë vendin e popullin e vet dojnë një ndryshim esencial për vendin tonë. Ka disa që thonë se e kena mbushur sallën plotë. Në thojmë jo që e kena mbushur sallën plotë por e kena bo popllavë shtëpinë e kulturës”, tha mes tjerash Arifi.

Ai ironizoi edhe me rivalet tjerë politik duke thënë se ata që përmendën se urime fitorja ne ju urojmë triumfin e 24 Dhjetorit.

“Më e forta është që kjo sallë nuk është asgjë me fuqinë e vërtet të Alternativës për Ndryshim. Unë sapo u ktheva nga diaspora dhe besoni se jo shtëpinë  e kulturës por Preshevën do ta bëjmë popllavë”, theksoi mes tjerash Arifi.

Lista zgjedhore e Alternativës për Ndryshim në zgjedhjet lokale më 24 Dhjetor garon në komunën e Preshevës me 38 kandidatë për këshilltar komunal dhe mban numrin 1./Titulli.com/

Organizohet diskutim për të drejtat e grave në Bujanoc
LR-PDSH dorëzon listën e kandidatëve për këshilltarë: Jemi të pastër nga korrupsioni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration