Alban Zeneli licencohet në programin V-Ray për arkitekturë, mundësi për klientë në Bujanoc
Lokale

Alban Zeneli licencohet në programin V-Ray për arkitekturë, mundësi për klientë në Bujanoc

25.Feb.2019 14:47
0

Alban Zeneli nga komuna e Bujanoc, student në Universitetin e Prishtinës, fakultetin teknik dega e arkitekturës dhe planifikimit hapësinorë është licencuar në programin për dizajn 3d nga V-Ray Academy në Sofi të Bullgarisë.

“Është një program që të mundëson një pamje vizualisht të projektit duke përpunuar deri tani më të vogël. Punimet e mia do të jenë të realizuara plotësisht duke dhënë përshtypjen e një pamje realiste të përpunimit të çdo lloj projekti .Ky program ndihmon shumë një arkitekt gjatë punës së tij që të paraqes aftësitë e tij si dhe klientët të kenë idenë e qartë paraprakisht investimit të tyre”, tha gjatë bisdës për Titulli.com Zeneli.

Alban Zeneli

Ai u shprehë se ishte dëshira e tij që të perfeksionojë punën në këtë program dhe në bashkëpunim me mentorin  Kushtrm Syla arriti këtë sukses duke fituar direkt licencën e programit V-Ray (virej) përkatësisht në degën V-Ray 3ds max.

Zeneli theksoi se avancimi i teknologjisë,lëvizjet nëpër vende të ndryshme,explorimi i arkitekturave të tyre ndikon pozitivisht në punimet aktuale përmes ndërthurjeve të ideve natyrisht duke iu përshtatur kushteve dhe mundësive që lejon vendi.

Sipas Zenelit përvoja në shumë projekte të realizuara dhe ekzistuese ka ndikuar edhe në perfomancën e tij aktuale.

“Gjatë studimeve po marrë  njohuri të reja që kanë plotësuar pasiguritë e mia dhe janë avancuar edhe më shumë në përdorimin e shumë teknikave të programeve të reja që ndihmojnë në formësimin e projekteve”, tha mes tjerash Zeneli./Titulli.com/

Koordinatori i Kosovës Rexhep Hoti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration