Aksion për ndërtimin e një shtëpie të familjes që mban gjallë shkollën në Medvegjë
Lugina

Aksion për ndërtimin e një shtëpie të familjes që mban gjallë shkollën në Medvegjë

07.Aug.2018 11:45
0
Është marrë aksion për ndërtimin e një shtëpie për një familje 5 anëtarëshe në komuën e Medvegjës.

“Jemi të një mendimi që me çdo kusht të mobilizohemi që në dimrin e ardhshëm kjo familje të ketë të zgjidhur çështjen e banimit”, thuhet në njoftimi dërguar redaksisë së Titulli.com.

Kjo iniciativë është marrë nga Fondi Humanitarë për Medvegjë në Zvicër në bashkëpunim me të gjitha subjeketet politike dhe organizatat tjera që veprojnë në komunën e Medvegjës.

Këto kanë njoftuar se tani është rasti që të ndihmohet kjo familje e cila është në gjendje të mjerueshme dhe se 3 fëmijët e saj e mbajnë një shkollë (paralele) të hapur në gjuhën shqipe në Medvegjë.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij aksioni të lajmërohen tek iniciuesit lokal në Medvegjë./Titulli.com/

Deponia sanitare dhe trafostacioni, probleme serioze për ambientin në Bujanoc
Salihu: Do mundohem të komunikojë me opozitën, e mirëkuptoj gjendjen e tyre
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration