Abazoviç: Nëse të tjerët nuk arrijnë ta formojnë qeverinë, do ta propozoj një model
Rajoni dhe Politika

Abazoviç: Nëse të tjerët nuk arrijnë ta formojnë qeverinë, do ta propozoj një model

03.Aug.2023 08:21
0

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, njëherit kryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, pas konsultimeve me presidentin malazez, Jakov Milatoviç, për formimin e qeverisë së re, tha se në asamblenë e partisë që ai e udhëheqë po kërkojnë që ekzekutivi i ri të formohet sa më shpejt, duke shtuar se koha do të tregojë nëse do të ketë shumicë për të formuar një qeveri të re.

“Ne prisnim që kjo të mbaronte sa më shpejt, por nuk duhet të humbasim akoma shpresën… Ne sillemi jashtëzakonisht me përgjegjësi dhe drejtësi. I urojmë të gjithëve fat të mirë, por nuk mund ta mbarojmë punën për të tjerët. Ata u imponuan si supermena, tani nuk janë të tillë. Pra, çfarë tani, dikush tjetër duhet fajësuar?”, tha fillimisht Abazoviç.

Mbështetjen, theksoi ai, të Lëvizjes Qytetare Ura për formimin e qeverisë së re “nuk mund ta marrin ata që nuk flasin me partinë e tij”.

“Ne e shohim veten në qeverinë e 45-të. Sa më shpejt të formohet qeveria e 44-të, aq më shpejt do të vijë qeveria e 45-të. Është shumë e thjeshtë”, shtoi ai.

 

Nëse nuk ka shumicë të re për formimin e qeverisë së re, tregoi Abazoviç, “Asambleja e Përgjithshme e URA do të propozojë një model për formimin e saj”, duke mos specifikuar se për cfarë modelesh bëhet fjalë.

“Të përpiqet populli të bëjë qeveri, ne brohorasim, sa më shpejt ta bëjnë, aq më mirë për ne. Unë personalisht kam menduar, të tilla kanë qenë njoftimet, se do të kemi qeveri deri në fillim të gushtit. Ne nuk kemi edhe kryetar kuvendi dhe ne kemi hyrë në parlament në seancë të jashtëzakonshme… Sa më shpejt të bëjnë qeveri, aq më mirë”. 

I pyetur nëse nuk ka shumicë parlamentar për të formuar qeverinë, dhe nëse do të mund të fillonin negociatat për formimin e qeverisë së pakicës, kreu i GP URA u përgjigj se “pse do të kishim qeveri pakicë nëse do të kishim zgjedhje dhe nëse mund të kemi një qeveri të shumicës?”.

“Kam dëgjuar të gjitha llojet e gjërave në dy muajt e fundit. Po mundohem të mos përfshihem në të. Të kërkoj mbështetjen e pakicës atje ku ka shumicë… nuk e di. Tani po flasin për disa modalitete të tjera. Unë do të paraqes propozimin nëse nuk arrijnë të bëjnë qeveri. Nëse ia dalin, ne jemi këtu t’i përgëzojmë. Sa më shpejt, aq më mirë”, nënvizoi ai.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, Lëvizja Evropa Tani – e udhëhequr nga eksperti financiar, Milojko Spajiç – ka arritur që të marrë numrin më të madh të deputetëve, 23 nga 81 gjithsejtë që i ka parlamenti malazez.

Mirëpo, këto mandate janë të pamjaftueshme për ta formuar qeverinë e vetme, pasi që duhet shumica e thjeshtë, më së paku 41 deputetë.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste e Demokratëve – ish partia e Milo Gjukanoviç-it – është renditur forca e dytë, me 21 mandate, e pasur nga koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” me 15.

Ndërsa, koalicioni në mes të lëvizjes qytetare Ura, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç, dhe Demokratët e Aleksa Bekçiç-it, kanë arritur kuotën e 12 mandateve.

 

Edhe pakicat kombëtare në Mal të Zi kanë marrë një numër të konsiderueshëm mandatesh. Boshnjakët në përbërjen e re të parlamentit malazez do të përfaqësohen me 6 deputetë, ndërsa shqiptarët me 3, 2 prej tyre i ka fituar Forumi Shqiptar – i kryesuar nga kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj – kurse një mandat e kanë marrë edhe kroatët.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/bazovic.jpg): failed to open stream: No such file or directory
"Thirrje" ushtrisë serbe të kthehet në Kosovë, Beogradi pa reagim ndaj grafiteve kërcënuese
Pritjet më të gjata në Horgosh, ndërsa në Preshevë 20 minuta
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration