A mund të jetojmë përgjithmonë: Japonia sjell vaksinën e re kundër plakjes!
Trupi dhe shëndeti

A mund të jetojmë përgjithmonë: Japonia sjell vaksinën e re kundër plakjes!

23.Dec.2021 21:42
0

Po sikur të mund të jetonit përgjithmonë? Është një pyetje e medituar prej kohësh nga super-heronjtë imagjinar dhe miliarderët e Silicon Valley. Tani studiuesit në Japoni thonë se mund të kenë bërë një hap drejt rritjes së jetëgjatësisë njerëzore me provat e suksesshme të një vaksine kundër qelizave që kontribuojnë në procesin e plakjes.

Në provat laboratorike, një medikament që synon një proteinë të përmbajtur në qelizat e vjetra – ato që kanë ndaluar natyrshëm riprodhimin e tyre – ngadalësoi përparimin e dobësisë tek minjtë më të vjetër, thanë studiuesit nga Universiteti Juntendo i Tokios. 

Vaksina gjithashtu synoi me sukses qelizat e vjetra në indet yndyrore dhe enët e gjakut, duke sugjeruar se mund të ketë një ndikim pozitiv në kushte të tjera mjekësore që lidhen me plakjen.

Çfarë është plakja qelizore?

Qelizat bëhen të vjetra kur ndalojnë së dyfishuari vetveten, shpesh si përgjigje ndaj dëmtimit natyror të ADN-së së tyre. Mendohet se plakja qelizore kontribuon në vetë procesin e plakjes, si dhe në sëmundjet e lidhura me plakjen si Alzheimer dhe disa lloje tumoresh.

Në testet laboratorike, parandalimi i grumbullimit të qelizave të plakura zgjati jetëgjatësinë e minjve me 15 % ndërsa eksperimente të tjera të ngjashme kanë arritur deri në 35 % rritje bëjnë me dije studiuesit.

Sigurisht para se të emocionoheni shumë, ia vlen të keni parasysh se studiuesit ende nuk e dinë se sa mund të zgjatet jetëgjatësia e një krijese të gjallë por megjithatë, mund të mos na duhet të presim shumë gjatë për një përgjigje./Edel Strazimiri / SCAN/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/laku-bebe.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Censura dhe siguria, Facebook, kompania më e keqe për vitin 2021
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration