A i ka ndryshuar Hamasi raportet izraelito-arabe?
Rajoni dhe Politika

A i ka ndryshuar Hamasi raportet izraelito-arabe?

12.Oct.2023 08:32
0

Sulmet terroriste të militantëve islamikë Hamas ndaj Izraelit kanë shkaktuar tashmë efekte që arrijnë përtej kufijve të Izraelit dhe Gazës. Kanë kaluar dy javë që kur udhëheqësi de facto saudit Mohammed bin Salman dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmuan se vendet e tyre po afroheshin "çdo ditë e më shumë" dhe se ata ishin "në prag të një marrëveshjeje, që do të ishte një hap cilësor për rajonin". Por kjo tani duket sikur të ketë ndodhur shumë kohë më parë.

E largët duket edhe dëshira e bin Salmanit për një zgjidhje të konfliktit me dy shtete që do t'u jepte palestinezëve një vend të pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Në fund të shtatorit, ai as nuk e përmendi zgjidhjen e dy shteteve në një intervistë të televizive me kanalin amerikan Fox News. Ai vetëm tha, se marrëveshja e re me Izraelin "do t'u përmbushte palestinezëve nevojat e tyre dhe do t'u siguronte një jetë të mirë".

Zgjidhja me dy shtete

Por pas shpërthimit të luftës të shtunën (07.10.2023), Arabia Saudite është rikthyer sërish në opinionin publik në mbrojtjen e një zgjidhjeje me dy shtete dhe po e prezanton përsëri veten si një mbështetëse e vendosur e popullsisë palestineze. Ndërkohë, shumica e vendeve të tjera kanë shprehur mbështetje për Izraelin dhe të drejtën e tij për t'u mbrojtur.

Princi trashëgimtar i kurorës në Arabinë Saudite bin SalmanPrinci trashëgimtar i kurorës në Arabinë Saudite bin Salman
Princi trashëgimtar i kurorës në Arabinë Saudite bin SalmanFotografi: Saudi Press Agency/dpa/picture alliance

Nuk është krejt pa bazë kur thuhet, se kjo ringjallje e çështjes palestineze është një fitore e madhe për grupin e mbështetur nga Irani Hamas, që është një organizatë terroriste dhe e identifikuar si e tillë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe të tjerët.

"Veprimet e Hamasitu sjellin një kujtesë të qartë sauditëve se çështja palestineze nuk duhet të trajtohet vetëm si një çështje sekondare në negociatat e normalizimit," shkroi Richard LeBaron, një anëtar i nivelit të lartë jorezident i Këshillit Atlantik me qendër në SHBA, në faqen e internetit të think tank-ut. "Sulmet do të hmangin narrativën nga normalizimi i lidhjeve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit”, përfundoi ai.

Izraeli dhe sauditët

Jonathan Panikoff, drejtor i Iniciativës së Sigurisë së Lindjes së Mesme të Scowcroft në Këshillin Atlantik, tha për DW se nuk ka gjasa të pritet që të ketë përparim në normalizimin saudito-izraelit në të ardhmen e afërt.

Sipas tij, "politika dhe kompromiset që do të kërkoheshin nuk ka gjasa ta lejojnë atë nëse operacioni i Izraelit rezulton me vrasje dhe shkatërrime të konsiderueshme në Gaza".

Të hënën (09.10.2023) pasdite, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, dha urdhër për mbylljen e plotë të Gazës. "Nuk do të ketë energji elektrike, ushqim apo karburant që do të dërgohet në Gaza”, tha ai në një deklaratë.

Hugh Lovatt, një studiues në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, tha për DW se ai beson, që "opinioni publik arab – i cili mbetet kryesisht armiqësor ndaj Izraelit – do të përforcohet nga veprimet izraelite”.

Flamuri i Izraelit dhe Arabisë SauditeFlamuri i Izraelit dhe Arabisë Saudite
Raprotet mes sauditëve dhe IzraelitFotografi: picture alliance/Zoonar

Lovatt e sheh këtë ndjenjë si një pengesë të mëtejshme për një "marrëveshje të afërt midis Izraelit dhe Arabisë Saudite, ndërkohë që i vendos anëtarët arabë të Marrëveshjes së Abrahamit si Maroku dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nën presion për të mbajtur një qëndrim më kritik ndaj Izraelit, për të shmangur presionin publik”.

Emiratet e Bashkuara Arabe, që nënshkruan një marrëveshje normalizimi me Izraelin në vitin 2020, "kanë ofruar ngushëllime për civilët izraelitë dhe kanë bërë thirrje për de-përshkallëzimin, por ata nuk e dënuan plotësisht Hamasin", njoftoi të hënën Bloomberg.

Balancimet mes SHBA dhe Iranit

Megjithatë, nuk është vetëm presioni arab që do të ndikojë në vendimet e Arabisë Saudite nëse do të vazhdojë me një marrëveshje normalizimi me Izraelin. Dy vende të tjera, në veçanti, do të luajnë një rol të rëndësishëm - Irani dhe SHBA.

Pavarësisht këtyre raporteve, të dy vendet mbeten përballë njeri-tjetrit kur bëhet fjalë për aleatët e tyre. Irani mbështet Hamasin, i cili sundon Gazën dhe nisi sulmet ndaj Izraelit.

Arabia Saudite, megjithatë, kishte shpresuar se normalizimi i lidhjeve me Izraelin do t'i kthente marrëdhëniet me SHBA-në në nivelin ku ishin para vrasjes së kritikut saudit Jamal Khashoggi në 2018.

Marrëveshja tripalëshe gjithashtu do t'i japë Arabisë Saudite një aleancë më të fortë ushtarake me SHBA-në, si dhe një leje për pasurimin e uraniumit nën mbikëqyrjen amerikane.

"Mendimtarët strategjikë në Riad mund të kenë në mendjen e tyre pyetjen e vërtetë se me sa vdekje dhe shkatërrime do të përballej Arabia Saudite në një konflikt të ngjashëm, duke qenë se mbrojtja e saj nuk i afrohet aspak nivelit të asaj të Izraelit”, tha Panikoff për DW.

"Në afat të gjatë, kjo mund ta shtyjë Arabinë Saudite të kërkojë të kthehet në tryezë për të marrë garancitë e sigurisë së SHBA-së që ishin një pjesë integrale e bisedave të mëparshme," shtoi ai.

Redaktuar nga: Tim Rooks-DW

copy(/home/titulli/public_html/images/image/alestine-izrael-saudi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Vuçiq: Do të ngrihet aktakuzë ndaj Radoiçiqit
Hill: Propozime interesante do t’iu prezantohen Kosovës dhe Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration