Çka kërkojnë serbët  për Luginën e Preshevës, koncepti i vitit 1968 ?
Lugina

Çka kërkojnë serbët për Luginën e Preshevës, koncepti i vitit 1968 ?

07.Aug.2018 11:45
0
Zyrtarët më të lartë serb vazhdojnë të përmendin ndarjen në bazë të kriterit etnik, si opsionin më të mundshëm.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuiçiq ka deklaruar se të gjithë serbët e dinë se Kosova është humbur, porse ai do t’i bëjë të bëjë përpjekje që të kthejë atë që mundet, transmeton Titulli.com.

“Të gjithë serbët e dinë se e kanë humbur Kosovën, porse unë do të bëj çdo gjë që është në fuqinë time që të kthehet ajo që mund të kthehet dhe që në fund të mos dalë si disfatë e plotë ose humbje e tërësishme”, ka thënë Vuçiq, derisa ka paralajmëruar se në fillim të shtatorit do të vizitojë serbët në Kosovë. Në shtator është paralajmëruar të mbahet edhe takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Brukselit.

Se mbrojtja e veriut të Kosovës është boshti i politikës së Vuçiqit për Kosovën, e kanë thënë edhe autorë dhe analistë të huaj. Gazetari dhe publicisti Darko Hudelist në një analizë të gjatë ka shkruar se Vuçiqi në një shkallë të konsiderueshme i përmbahet konceptit që ia ka përmendur më parë - se do të përpiqet ta “mbrojë“ veriun e Kosovës.

“Domethënë se, veriu i Kosovës është vija e tij e fundit e mbrojtjes, në përputhje me atë që në zhargonin kosovar-ndërkombëtar emërtohet, madje që prej një viti, ‘marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës’”, shkruan në analizën e Hudelist, e cila është publikuar e plotë edhe në “Kohë Ditore”.

“Thënë thjesht: po, do ta njohim Kosovën (por ama pa aktin e njohjes eksplicite ndërkombëtare) por në këmbim do të “bëjmë pazar“ për Veriun e Kosovës. Nuk do t'ua jap atyre (shqiptarëve të Kosovës) bash të gjitha, diçka do të arrijmë të mbajmë edhe për vete”. Koncepti i “ndarjes së Kosovës“ është ai koncepti të cilin, pjesërisht që në vitin 1968 e pati përpunuar gjatë vitit 1990 “babai i kombit serb“ Dobrica Qosiq. Sipas Hudelist, thelbi i këtij koncepti ishte ndërkufizimi (dhe ky në kuptimin e plotë të fjalës dhe fjalë për fjalë) mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, në kuptimin që serbët dhe shqiptarët, kudo që të jetojnë, duhet ndërkufizuar, në mënyrë që të jetë e qartë dhe transparente se çfarë dhe e kujt është.

Por idenë e “shkëmbimit të territoreve“ apo “korrigjimin e kufijve“, siç shkruan Hudelist, e përqeshin publikisht edhe disa përfaqësues politikë të shqiptarëve në Kosovë, po ashtu edhe opozita politike në Serbi. Madje është paralajmëruar të ndodhë edhe “kryengritja e katërt serbe“ në Kosovë, në kundërshtim të idesë së ndarjes së veriut.

Miroslav Sholeviqi, udhëheqës zëmadh i serbëve në Kosovë në kohën e revolucionit antiburokratik të Milosheviqit në Kosovë dhe në Serbi, në periudhën 1987-1989 ka paraqitur disa detaje dramatike të lidhura me situatën politike në Kosovë, dhe kjo tani, në këtë verën e vitit 2018, ka shkruar kohaditore.

Sipas shkrimit të Hudelist, do të ketë një sërë protestash nëpër rrugë dhe disa forma të tjera të shprehjes së pakënaqësisë politike, të cilat do të organizohen me rastin e 30- vjetorit të “revolucionit antiburokratik“ në Kosovë dhe në Serbi (1988-2018). Protestat do t'i organizojë e ashtuquajtura “garda e vjetër“ e kohës së lëvizjes serbe në Kosovë në vitin 1988, nën drejtimin e Kosta Bulatoviqit, Milan Ivanoviqit (drejtor i qendrës shëndetësore në Mitrovicë), Slavisha Ristiqit (deputet në Parlamentin e Serbisë dhe kryetar i Lëvizjes Popullore të serbëve në Kosovë e Metohi, “Otaxhbina“- Atdheu) etj.

Sipas planeve të tanishme, protestat do të nisin në Graçanicë. Përkrah këtyre protestave do të jetë edhe Kisha Ortodokse Serbe (KOS) dhe disa qarqe të caktuara ushtarake (të pensionuar tashmë).

Për sa i përket KOS-it, nga gjithsej 50 kryepeshkopë (vlladika dhe mitropolitë) gjithsej 44 kanë dhënë mbështetjen e tyre.

“Për sa u përket qarqeve ushtarake, protestave do t'u bashkohet edhe i ashtuquajturi “grupi 300“, i përbërë në pjesën më të madhe prej kolonelëve të luftës, të pensionuar pas ndryshimeve të pushtetit (mendohet për ndryshimin e pushtetit me Vuçiqin) në Serbi. “Sikur të isha pjesë e këtij pushteti, unë nuk do ta nënvlerësoja këtë“, thotë Hudelist.

Këto protesta do të jenë reaksion direkt ndaj politikës zyrtare të pushtetit aktual në Serbi, “i cili, duke u fokusuar te veriu i Kosovës, ka ‘hedhur tej’ serbët që jetojnë në jug të lumit Ibër, në 6 nga 10 komunat kosovare me shumicë banorë serbë domethënë në komunat e tjera të bashkuara në emrin e përbashkët ‘Bashkësia e komunave serbe’”, sipas Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013.

 

 

 

Ilir Deda i shkruan letër të hapur Presidentit Thaçi, po shpien vendin në tragjed
Berisha u thotë përfaqësuesve të Luginës se është kundër idesë së Thaçit për shkëmbim territoresh
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration