I jepet lamtumira e fundit Ruzhdi Amidit (Foto)
Qindra qytetarë morën pjesë në ceremonin e varrimit.Profesori i lëndëve sociologji-filozofi Ruzhdi Amidi nga Tërnoci ka ndërruar jetë. Siç kanë njoftuar familjarët e tij, profesori ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, njofton Titulli.com.
Varrimi i profesorit të ndjerë do të bëhet në fshatin e tij Tërnoc, në orën 16:00. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Amidi dhe kolektivit të shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc./Titulli.com/