I jepet lamtumira atdhetarit Junuz Musliu
Lokale

I jepet lamtumira atdhetarit Junuz Musliu

20.Jan.2018 19:36
0
Në vendlindjen e kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, në fshatin Konçul, për t'i dhënë lamtumiren e fundit Musliut, ishin mbledhur udhëheqës të Luginës së Preshevës, ish luftëtarë të UÇPMB-së, qytetarë të shumtë të Luginës, kurse nga Kosova ishte vetëm kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë arkivolit të veprimtarit Jonuz Musliu, për të cilin ka thënë se ishte një atdhetar që jeta e tij kishe veç një kuptim, siç është përpjekja për të drejtën e popullit të tij.

Kurse kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se Jonuz Musliu aq shumë e ka dashur vendin, atdheun, kombin sa që ia ka kushtuar gjithë jetën e vet.

I ndjeri Musliu ishte kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

I lindur në vitin 1959, Musliu ishte i burgosur politik, ndërsa ka drejtuar Këshillin Politik të ish Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin liri në Luginë.

Pas përfundimit të konfliktit, në pranverën e vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtarë, Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u përfshi në jetën politike në Luginën e Preshevës./KosovaPress/

 

Haziri: Junuz Musliu na e la testament zgjidhjen e problemeve të Kosovës Lindore
Lamtumirë komandant Junuz Musliu (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration