Hungaria ndihmon Vojvodinën me 160 milionë euro, sa ndihmojnë Shqipëria dhe Kosova Luginën e Preshevës
Qeveria e Hungarisë do të zbatojë programin për zhvillimin ekonomik të krahinës veriore serbe të Vojvodinës me vlerë 50 miliardë forinta (160 milionë euro), ka bërë të ditur sekretari shtetëror hungarez për diplomaci ekonomike, Levent Madjar, ka njoftuar "blic", transmeton Titulli.com.Madjar ka thënë se shumica e mjeteve të ndara, gjegjësisht 30 miliardë forinta do të jenë në formë të kredive, ndërsa pjesa e mbetur prej 20 miliardëve si subvencione të pakthyeshme, përcjell “blic” shkrimin e agjencisë hungareze MTI.
Qëllimi primar i programit është t’i ndihmohet bujqve lokal në Vojvodinë të eksportojnë prodhimet e tyre në destinacione më të largëta, ka shpjeguar ai.
Programi do të zbatohet në bashkëpunim me Lidhjen e Hungarezëve të Vojvodinës (LHV).
Kryetari Lidhjes së hungarezëve të Vojvodinës, Ishtvan Pastor ka thënë se programi do të përfshijë periudhën prej pesë viteve dhe do t’i përshtatet planeve zhvillimore në Serbi, krahinës veriore të saj Vojvodinës dhe Hungarisë, ka njoftuar më tej agjencia hungareze.
Duke marr parasysh pakicën hungareze në Vojvodinë dhe ndihmat që ka paraparë Hungaria për këtë rajon, shtrohet pyetja sa ndihmohet pakica shqiptare në Serbi nga shteti i Shqipërisë, e cila edhe me kushtetutë parasheh ndihmat për shqiptarët jashtë kufirit shtetëror.
Deri më tani ndihma e vetme në mjete ka qenë vlera prej 100 mijë euro, që janë ndarë për maternitetin në Preshevë, përgjysmë nga qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, nga 50 mijë euro./Titulli.com/