Homazhe dëshmorëve në Bujanoc për nderë të 28 Nëntorit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc njofton familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës, ish ushtarë dhe qytetarët të marrin pjesë në homazhet që do t'i bëhen dëshmorëve.Sipas organizatorit homazhet fillojnë nga ora 9 të datës 28 Nëntor dhe me këtë rast për nderë të festës së flamurit do të nderohen ata që kontribuuan për të mirën e këtij vendi./Titulli.com/