Haziri: Junuz Musliu na e la testament zgjidhjen e problemeve të Kosovës Lindore
Lokale

Haziri: Junuz Musliu na e la testament zgjidhjen e problemeve të Kosovës Lindore

20.Jan.2018 19:24
0
Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, u organizua homazhe para arkivolit dhe mbledhje komemorative, ku pos të parit të Komunës, ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Raradinaj e përfaqësues nga jeta politike e ushtarake nga Kosova, Shqipëria dhe Kosova Lindore.

Në fjalën e tij, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se, në detyrën e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe si kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuzi vazhdoi luftën e tij për drejtësi politike, për të drejtat politike të shqiptarëve në këtë pjesë, e cila ka mbetur padrejtësisht jashtë zgjidhjes së problemit të Kosovës së Vjenës.

“Sot e nderuam jetën, veprën, sakrificën e Jonuz Musliut, i cili u nda nga jeta në Janarin e  lavdishëm dhe iu bashkëngjit udhës së bashkëluftëtarëve në kryengritjen për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, Kosovën Lindore e Maqedoni. Krejt jetën e tij ai ia kushtoi atdheut. Ne kemi qenë bashkëpunëtorë të ngushtë në zgjidhjen e problemeve politike të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe të drejtave në Republikën e Kosovës. Jonuzi na e la në testament zgjidhjen e këtyre problemeve. Nuk ka të drejtë askush që ta mohojë këtë të drejtë”, ka thënë Haziri, thuhet në kounikatën e komunës.

Ndërsa, kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë se do ta kujtoj Jonuz Musliun si një njeri i cili e donte vendlindjen e tij, Bujanocin dhe dëshironte ta bëjë një vend më të mirë për të gjithë qytetarët e saj.

Në emër të kryeministrit të Republikës, Ramush Haradniaj, ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e hershme të Jonuz Musliut, këshilltari i tij, Haki Shatri.

Ndërkaq, në emër të familjes ka folur djali i veprimtarit, Shqipërim Musliu, i cili falënderoi kryetarin Haziri për respektin e treguar për figurën e ish-përfaqësuesit politik të UÇPMB-së.

Në fund, kryetari i Gjilanit ka ndarë mirënjohje Post Mortum për Jonuz Musliun, për “për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë për çlirimin e Kosovës dhe afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore”. /2lonline/

Junuz Musliu "“ një jetë për të drejtat e shqiptarëve (VIDEO)
I jepet lamtumira atdhetarit Junuz Musliu
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration