Halimi: Presheva me koalicion të gjerë, PVD-PDSH- LR PDSH  dhe lista serbe?
Lokale

Halimi: Presheva me koalicion të gjerë, PVD-PDSH- LR PDSH dhe lista serbe?

30.Jan.2018 16:35
0
Kryetari Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi është shprehur për mediat serbe në Beograd se koalicioni i partive serbe tani ka dy mandate në kuvendin komunal falë votës shqiptare.

“Është e sigurt se votat në njësinë zgjedhore numër 5,  që lista serbe i ka marrë dhe ka kaluar pragun zgjedhorë kanë ardhur nga shqiptarët”, theksoi Halimi, transmeton Titulli.com.

Ai tha se PVD nuk ka asnjë komunikim me partitë  tjera për formimin e koalicionit qeverisës por në bazë të numrit të këshilltarëve komunal ekzistojnë shumë mundësi.

“Po flitet se koalicionin do ta formojnë Alternativa për Ndryshim me 15 këshilltarë, Lëvizja për Reforma –PDSH 3 këshilltarë dhe Lista Serbe me 2 këshilltarë që është minimumi i domosdoshëm për shumicën parlamentare”, ka thënë Halimi.

Sipas tij nëse nuk mundë të formohet ky koalicion atëherë ekziston mundësia e një koalicioni të gjerë në të cilën do të jetë edhe PVD, shkruan Titulli.com.

Halimi vlerësoi se do të jetë i hapur për një koalicion të mundshëm PVD-PDSH- Lëvizja për Reforma-PDSH dhe dy këshilltarët e listës serbe të cilët përbëjnë shumicën me 22 mandate të këshilltarëve.

Kuvendi komunal i komunës së Preshevës përbëhet prej 38 këshilltarëve ndërsa koalicioni i përfolur APN-LR-PDSH dhe lista serbe përbënë një shumicë të zbehtë prej 20 këshilltarëve pa e llogaritur dhe 1 këshilltarë nga Bashkimi Demokratik i Luginës./Titulli.com/

Kush e votoi listën serbe në njësinë shqiptare në Preshevë?
Mustafa: Jo propozimit të Halimit, PDSH ka formulë koalicioni të qëndrueshëm
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration