
“Google” vishet kuqezi: Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri
Në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, motori i kërkimit “Google” është ‘veshur’ kuq e zi.
Pas mesnate, në faqen e parë të “Google” është vendosur flamuri kuq e zi në një sfond blu mbi emrin e motorit të kërkimit.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Vizatimi i sotëm për Ditën e Pavarësisë shfaq flamurin kombëtar shqiptar që valvitet në qiellin blu,” shkruhet në shpjegimin e Doodle-t për sot.
Sot Shqipëria feston 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe nisjen e rrugëtimit si një shtet më vete.
28 Nëntori festohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe troje të tjera shqiptare.