Gjithçka sekret, Vuçiç mbledh ambasadorët e Quint dhe të dërguarin e BE
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe shefin e delegacionit të Bashkimit Europian.
Gjithashtu të pranishëm ishin dhe përfaqësues të ambasadës amerikane në Beograd. Tema e diskutimit dhe qëndrimet e palëve janë mbajtur sekret.
Zyra për shtyp e presidentit bëri të ditur se nuk do të ketë asnjë njoftim apo deklaratë nga takimi. “Çdo fjalë formale do të ishte e tepërt”, thuhet në një reagim të lëshuar për mediat serbe.
Kjo vjen pas vizitës së ndërmjetësuesit europian, Miroslav Lajçak, dhe një takimi që zhvilloi gjatë të martës me disa ministra lidhur me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb në territorin e Republikës së Kosovës.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-ushtria.jpg): failed to open stream: No such file or directory