Gjermania kërkon zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë
Rajoni dhe Politika

Gjermania kërkon zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë

12.Sep.2023 07:53
0

Gjermania ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit dhe të përkushtohen për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se rundi i ri i dialogut në nivel të lartë, i caktuar për 14 shtator, “vjen në një moment kritik”.

“Takimi i nivelit të lartë më 14 shtator vjen në një moment kritik. Na duhet përkushtimi i plotë i të dyja palëve për shtensionim të plotë, për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe për një demokraci pjesëmarrëse. Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet tani. Nuk duhet të ketë më lojëra për të fajësuar të tjerët. Hiqni pengesat për përparim. Është koha të veprohet në të mirë të të gjithëve”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter.

Kosova dhe Serbia në shkurt në Bruksel arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq në mars në Ohër u pajtuan për Aneksin e zbatimit të saj.

Marrëveshja prej 11 nenesh nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ndërkaq, rundi i ri i dialogut vjen pas disa muajsh të tensioneve të larta në veri të Kosovës. Në të pritet të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Bartësit e dialogut, Kurti dhe Vuçiq për herë të fundit janë takuar më 2 maj - nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.

Kryetarët e rinj shqiptarë që dolën nga këto zgjedhje po kundërshtohen nga serbët lokalë. Hyrja e tyre në ndërtesat komunale në fund të majit, rriti tensionet të cilat u përshkallëzuan me dhunë më 29 maj në Zveçan, pas përleshjes së protestuesve serbë me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it.

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara vazhdimisht i kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet. Prishtinës i është kërkuar që të mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ndërkaq Beogradit që të inkurajojë serbët të marrin pjesë në votime.

Së fundi, Kosova ka paraqitur një udhëzim administrativ që u mundëson qytetarëve të largojnë kryetarët e komunave përmes një peticioni.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/jermania.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Integrimi evropian në fokus të samitit Bërdo-Brioni
Zgjedhje të parakohshme parlamentare, Vuçiç: Opozita do të marrë përgjigj?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration