Gjenerali britanik thotë se Britania duhet të bëhet gati për luftë
Rajoni dhe Politika

Gjenerali britanik thotë se Britania duhet të bëhet gati për luftë

25.Jan.2024 09:18
0

Britania duhet ta trajnojë një “ushtri qytetare” për të qenë e gatshme të luftojë në të ardhmen, ka thënë kreu i ushtrisë. 

Gjenerali Patrick Sanders ka paralajmëruar se rritja e rezervistëve “nuk do të mjaftojë”.

Ai vuri theksin në kërcënimin e Rusisë dhe bëri thirrje që të bëhet më shumë për të pajisur forcat e armatosura të Britanisë, raportoi BBC.  

Patrick nuk foli për rekrutimin – ku kërkohet që burrat që arrijnë moshën e duhur për luftë të regjistrohen në ushtri – por i dha rëndësi thirrjes vullnetare nëse shpërthente lufta. 

"Paraardhësit tanë nuk arritën t'i perceptojnë implikimet e të ashtuquajturës Kriza e korrikut më 1914 dhe u përplasën në luftërat më të kobshme. Ne nuk mund të lejojmë të bëjmë të njëjtin gabim sot. Ukraina ka vërtet rëndësi." 

Nuk është hera e parë që ai paralajmëroi për rritje të kërcënimit për luftë. Ai tha se lufta e Rusisë në Ukrainë nuk është vetëm për territor, por që të shkatërrojë sistemin dhe mënyrën e jetesës së të gjithëve.

 

Patrick ka përmendur hapat që po marrin Suedia dhe Finlanda për ta vënë veten në gatishmëri pas paralajmërimit për luftë.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ritania-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shqipëri: Viti 2024 shpallet “Viti i Gjuhës Shqipe” (video)
Dialogu Kosovë-Serbia ndahet “pjesërisht” nga Fondi i BE-së, por jo edhe procesi i anëtarësimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration