“Gëzimi Ynë” në Bujanoc, "s’dinë" të flasë shqip !
Lokale

“Gëzimi Ynë” në Bujanoc, "s’dinë" të flasë shqip !

01.Jun.2012 16:34
0
Edhe në të vetmen ditë ndërkombëtare të fëmijëve ata abuzohen nga e drejta e tyre për ta ngrit zërin e arsyes, nga institucionet Komunale të Bujanocit, gjegjësisht nga institucioni parashkollor ”Gëzimi Ynë ”, në Bujanoc. Në 35 vjetorin e themelimit te institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë” në Bujanoc i cili u shënua në shtëpinë e kulturës  me program të larmishëm nga vetë vogëlushët e shtatë njësive parashkollore të komunës së Bujanocit, as një zë shqip nuk u dëgjua, përveç  një pike muzikore të përcjell me  lëvizje artistike (balet), ndërsa për dallim nga fëmijët shqiptar, punëtoret e arsimit të nacionalitetit serbë për vogëlushët e tyre ishin kujdesur duke përgatitur pjesë të ndryshme teatrale, poezi dhe këngë me përmbajtje religjioni. Përveç fëmijëve qe e përjetuan një diskriminim institucional nga organizatoret e programit, po sot u diskriminuan edhe 1/3 e publikut në sallë të përbërë nga prindër të fëmijëve shqiptarë. Shumë prindër të cilët kishin ardhur sot për ti parë fëmijët e tyre  se me çfarë do të prezantonin në ditën Ndërkombëtare, ata  pritnin me pa durim një zë shqip të mësuar nga edukatoret tona. Por për fajin e edukatoreve, apo të autoriteteve  kompetente, nuk u dëgjua as një fjalë apo këngë në gjuhën shqipe. Edhe një dëshmi se në Komunën e Bujanocit nuk po respektohet dygjuhësia nga institucionet komunale, edhe atë qysh në hapat e para ku mësohet gjuha shqipe./Nagip Taipi/Titulli.com/ copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/Gezimi-Yne1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kriminaliteti shqiptar dhe serb, objektiv i policisë në Bujanoc e Preshevë
Maturantët në Bujanoc festojnë përfundimin e shkollës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration