Gazetarët pronarë të 17 mediave në Serbi
Pas votimit në Kuvendin e Serbisë, të punësuarit në 17 redaksi lokale do të fitojnë 100 për qind të aksioneve pa pagesë, shkruan gazeta "Politika", transmeton Titulli.com.Deputetët e Kuvendit të Serbisë i kanë vënë pikë agonisë së gjatë pesë muajsh dhe kanë vendosur – pronarë të atyre mediave që nuk janë privatizuar mund të bëhen punëtorët e tyre.
Kështu, 17 media për pronarë do të kenë të punësuarit e tyre.
Prej këtij numri vetëm një person pronar është në katër media – në Aleksinac, Tutin, Preshevë dhe Bujanoc, njofton Politika, transmeton Titulli.com.
Në fillim të privatizimit të media nuk kishte asnjë tregues që në vend të tetorit 2015, privatizimi të përfundojë në shkurt të këtij viti.
Në atë kohë ministri i kulturës Ivan Tasovac madje pohonte se “shteti dëshiron të tërhiqet nga mediat, por mediat nuk dëshirojnë të tërhiqen nga shteti”.
Vetëm një numër i vogël i mediave vendosën që të marrin aksionet dhe të bëhen pronarë të mediave të tyre, gjegjësisht të rrezikojnë ekzistencën ne treg pa ndihmën e personave privat (automekanikë, prodhues të plastikës etj) që kanë blerë mediat nëpër Serbi./politika.rs/