Gagica, bashkëpunëtori më i afërt të ish-presidentit Rugova pas 35 vjetësh në Luginën e Preshevës!
Lokale

Gagica, bashkëpunëtori më i afërt të ish-presidentit Rugova pas 35 vjetësh në Luginën e Preshevës!

18.May.2016 23:45
0
Hafiz Gagica, njëri ndër bashkëpunëtorët me të afërt të ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe udhëheqës i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Perëndim ka qëndruar sot në Luginën e Preshevës. Atje ka takuar kryetarin e sapozgjedhur të Preshevës, Shqiprim Arifin me bashkëpunëtorë si dhe ka realizuar një sërë vizitash në Letovicë, Tërnocë e Bujanoc.

Ja si e përshkruan Gagica këtë vizitë të bërë pas 35 vjetësh në Luginën e Preshevës.

“Sot, është një ditë e veçantë në jetën time. Sot, pas 35 vitesh, shkova atje ku shumë herë kam dashur të shkoj.

Pas ndalimit katërorësh (për shkakun se në të kaluarën ekzistonte një fletëarrest ndaj meje), dikur na liruan dhe shkova atje ku isha nisur.

Atje, ku kam shumë shokë, miq e dashamirë. Atje- në Luginën e Preshevës ku ndjehem mirë mes këtyre njerëzve, por edhe i obliguar ndaj këtij vendi. Vendit për të cilin besoj se do të angazhohemi më shumë dhe në mënyrë më konkrete!

Në Preshevë, takova kryetarin e sapozgjedhur Shqiprim Arifin me bashkëpunëtorë. Poashtu, bëra vizita private tek miqtë e mi në Letovicë dhe Tërnocë si dhe tek kushërinjtë dhe nipat në Bujanoc.

Lugina e Preshevës veç retorikës së ngjyrosur politikisht, ka nevojë të madhe për përkrahje gjithëpërfshirëse, nga dy shtetet tona. Kjo trevë shqiptare me banorë autokton, që më shekuj jetojnë në trojet e tyre etnike, duhet patjetër të ndihmohet praktikisht në aspektin politik dhe ekonomik.

Kështu u mundësohet qëndrimi i dinjitetshëm në trojet e tyre. Lugina është e bukur e begatshme, është shqiptare dhe si e tillë duhet ndihmuar që të ruhen; gjuha, kultura dhe tradita kombëtare.

U ndava nga kjo trevë duke u çmallë sado pak. Në anën tjetër duke besuar se pavarësisht nga vështirësitë dhe cenimit të të drejtave të tyre nga regjimi serb, ata do të qëndrojnë në vatrat e tyre stërgjyshore.

Të ndërtojnë jetën dhe të ardhmen e tyre më të mirë e më të sigurt, ashtu siç iu takon dhe siç e meritojnë ! Me kënaqësi po i ndaj me ju disa fotografi nga vizita ime e sotme në Luginën e Preshevës, përkatësisht, në Kosovën Lindore!”, ka shkruar Gagica në profilin e tij në Facebook.

Myftinia e Preshevës: Vendimi i Naim Tërnavës me intriga dhe fut urrejtje në xhemat (video)
Manifestimi "Ditët e Komandant Lleshit" dhe 15 vjetori i vdekjes së dëshmorit të kombit Vehbi Rexhepi (agjenda)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration