Fizika e harruar e Leonardo da Vinçit, kishte kuptuar gravitetin dy shekuj e gjysmë para Njutonit
Shkencë dhe teknologji

Fizika e harruar e Leonardo da Vinçit, kishte kuptuar gravitetin dy shekuj e gjysmë para Njutonit

21.Feb.2023 12:27
0

Një studim i kryer nga një ekip shkencëtarësh nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni (Caltec) ka treguar se në fillim të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, Leonardo da Vinçi (1452-1519), falë studimeve mbi mekanikën e trupave të ngurtë, kishte kuptuar lidhjen midis gravitetit dhe lëvizjes, i cili më vonë u përshkrua saktësisht nga Isaac Newton (1642-1727) me formulën F = m·a, dmth forca totale që vepron mbi një objekt është e barabartë me masën e objektit shumëzuar me lëvizjen e tij.

Shkencëtari vizionar i Rilindjes pohoi se çdo teori duhej të kalonte përmes përvojës për t’i sjellë dobi njeriut dhe përparimit.

 

Për këtë arsye ai vetë nuk i besoi arsyetimit të tij derisa përvoja e fenomeneve i tregoi se hipotezat e tij ishin të sakta. Në këtë kuptim, ajo mund të përkufizohet si pararendëse e asaj metode shkencore që do të zhvillohej një shekull më vonë nga Dekarti dhe Galileo.

 

Të gjitha studimet e tij, qoftë në fizikë, inxhinieri civile apo ushtarake, anatomi, botanikë, u mblodhën me përpikëri nga shkencëtari në dorëshkrime të shumta, në fletë, vizatime dhe skica. Bëhet fjalë për Kodikët e Leonardos, mbi 3500 fletë, të shkruara midis viteve 1478 dhe 1519, të cilat na kanë ardhurnë ditët e sotme pas peripecive të ndryshme. Këto Kodikë konsiderohen ende sot si një minierë ari nga studiuesit, jo vetëm për pafundësinë e temave që mbulojnë dhe përsosmërinë e vizatimeve, por ato befasojnë shkencëtarët çdo herë, sepse përmbajnë intuita futuriste, të bazuara në vëzhgimin e realitetit, në disiplina si gjeografia, gjeologjia, gjeometria, hidraulika, matematika, mekanika, optika dhe fizika.

Eksperimenti i analizuar nga studiuesit e Caltech-it u gjurmua midis faqeve të Arundel Codex 263. Një koleksion i çmuar dokumentesh, i vendosur tani në Bibliotekën Britanike në Londër, i cili gjatë shekujve ka kaluar nga dora në dorë si të gjithë dorëshkrimet e grumbulluara nga Leonardo gjatë gjithë jetës së tij dhe të lëna trashëgimi piktorit Francesco Melzi (1491-1568). 

Pasi u ble rreth vitit 1630 nga koleksionisti Thomas Hoëard, Earl of Arundel nga i cili mori emrin, Kodiku i kaloi Shoqërisë Mbretërore të Londrës dhe në fund Muzeut Britanik në 1831.

Ekipi i shkencëtarëve të Caltech, i udhëhequr nga Mory Gharib, duke analizuar faqet e këtij Kodiku , identifikoi midis skicave të Leonardos vizatimin e një eksperimenti të kryer me një enë me ujë, e cila ishte bërë për të lëvizur në një lartësi të caktuar përgjatë një vije të drejtë, paralelisht me tokën, duke shkaktuar rënien e pikave të lëngut. 

Duke shqyrtuar shënimet e eksperimentit, të shkruara me shkrimin tipik të pasqyrës së Leonardos, i cili shkon nga e djathta në të majtë dhe fillon nga fleta e fundit dhe më pas arrin tek e para, Flavio Noca, profesor i aerodinamikës në Universitetin e Gjenevës, arriti të kuptojë se ajo që Leonardo donte të tregonte ishte një lidhje midis gravitetit dhe lëvizjes.

Studiuesit arritën në përfundimin se Leonardo e kuptoi që uji nuk binte me një shpejtësi konstante, por u përshpejtua, vetëm vertikalisht për shkak të gravitetit dhe jo horizontalisht, pasi nuk ishte më nën ndikimin e enës. Nëse ena lëviz duke u përshpejtuar në mënyrë konstante, rënia e ujit ndjek një vijë të pjerrët, duke formuar një trekëndësh.

Ekipi i Caltech u përpoq të simulonte eksperimentin e përfaqësuar në Kodin Arundel duke përdorur llogaritjet moderne, duke verifikuar që modeli i propozuar nga Leonardo prodhonte një vlerë për konstanten gravitacionale G me një saktësi prej rreth 97%./A2CNN/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/a-vinci-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Facebook dhe Instagram bëhen me pagesë, për kë dhe pse?
“Shtëpitë po dridheshin”, NASA nxjerr detaje mbi meteorin e rënë në Tokë: Energji sa 8 tonë tritol
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration