Fikret Limani rizgjedhet kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë
Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë ka mbajtur zgjedhjet e reja duke zgjedhur anëtarët e rinj dhe për kryetar është rizgjedhur Fikret Limani, thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga kjo bashkësi fetare.Kjo është komunikata e plotë e lëshuar nga sektori për informim pranë Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë:
Më datë : 05.05.2016 , e enjte , duke filluar nga ora 10,oo , Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë mbajti zgjedhjet për mandatin e ri katërvjeçar të anëtarëve të këtij institucioni fetar.
Zgjedhjet ishin të rregullta dhe kaluan në një atmosferë të qetë dhe të pëlqyeshme. Për 8 vendet në përbërjen e Këshillit të ri garuan 17 kandidatë , ndërsa sipas pozitë që gëzon në detyrën e tij, kryeimami , Abdulla ef. Abdiu hyri me automatizëm , pa iu nënshtruar votimit si rezultat i pozitës që ka. Ai njëherësh ishte edhe në cilësinë e vëzhguesit të këtyre zgjedhjeve.
Në përfundim , pasi që numëroi votat e delegatëve në Kuvendin zgjedhor , Kryesia e punës konstatoi se kandidatët që morën më së shumti vota e që njëkohësisht u zgjodhën anëtarë të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë , janë:
1). Fikret ef. Limani - 34 vota 2). Hfz. Llukman ef. Ibrahimi -34 vota , 3). Mehmet ef. Sahiti - 33 vota ,4). Arton ef. Alimi -33 vota , 5).Zekirja ef. Kurtishi -32 vota , 6).Bejtulla ef. Veseli - 31 vota , 7). Lulëzim ef. Hasani - 31 vota dhe 8). Agron ef. Halimi - 30 vota.
Pastaj pasoi procedura e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë në mandatin katërvjeçar. Pas publikimit të rezultateve zgjedhore nga ana Kryesisë së punës së Kuvendit zgjedhor,u konstatua se anëtarët e përbërjes se re të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë , me shumicë votash për kryetar të këtij Këshilli rizgjodhën kryetarin e deritanishëm , Fikret ef. Limanin. Kundër kandidat i tij ishte Zekirja ef. Kurtishi.