Ferati për emërimin e Demo Berishës si ministër në Serbi: Të shpallet si person “non-grata”
Lokale

Ferati për emërimin e Demo Berishës si ministër në Serbi: Të shpallet si person “non-grata”

18.Apr.2025 21:12
0

Zgjedhja e Demo Berishës si ministër për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe për Dialog Social në Serbi, ka zemëruar shumë shqiptarë në Luginë dhe jo vetëm. 

Figura politike dhe sociale po e shohin këtë emërim si cenim të të drejtave të komunitetit shqiptar në Serbi, si problem shtesë mbi skenarin për shtypjen e të drejtave të shqiptarëve.

Ekspertja akademike, Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier ka kohë që bën thirrje publike se kushdo që dialogon me Berishën duhet të shpallet si person “non-grata” nga komuniteti shqiptar në Serbi, ani pse Berisha nuk ka asnjë votë e asnjë përkrahje nga shqiptarët atje.

“Demo Berisha përfaqëson vetëm autokratin Aleksandar Vuçiq dhe politikat e tija agresive e destabilzuese në Ballkanin Perëndimor. Para disa vitesh, ai është përpjekur që ta marrë nën kontroll Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, por ka dështuar”, ka deklaruar Ferati-Sachsenmaier, në një opinion të ndarë së fundmi në rrjetet sociale.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/r.%20Flora%20Ferati-Sachsenmaier.png): failed to open stream: No such file or directory
Mustafi për emërimin e Demo Berishës si ministër në Serbi: Përtej fasadës dhe të veprojnë kundër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration