Fatosat e KF "Tërnoci" zhvillojnë ndeshje miqësore në Leskoc
Klubi futbollistik "Tërnoci" me grupmoshën e fatosave ka zhvilluar një ndeshje miqësore me moshatarët e tyre të klubit "Mladi Borac" të fshatit Zhivkovo të komunës së Leskocit, njofton Jugmedia, transmeton Titulli.com.Fatosat e klubit “Mladi Borac” kanë pritur futbollistët e vegjël të komunitetit shqiptar të Tërnocit, para publikut të entuziazmuar.
Mysafirët ishin ekip më i mirë dhe me meritë kanë mposhtur nikoqirët me rezultat 0-3, por më e rëndësishme është vendosja e raporteve miqësore në të ardhmen ndërmjet dy klubeve, njofton më tej Jugmedia, transmeton Titulli.
“Jemi ftuar si mysafir në Tërnoc, dhe ftesën e kemi pranuar me kënaqësi. Ky do të jetë një rast i mirë që të revanshohemi për humbjen në fushën tonë”, ka theksuar Miroslav Stojanoviq, kryetar i KF “Mladi Borac”.
Përveç me KF Tërnocin, klubi nga fshati Zhivkovo, ka raporte miqësore dhe bashkëpunim edhe me klubet “Karposh” nga Kumanova dhe “Radnik” nga Sarajeva./jugmedia.rs/