Europol shtrin aksionin edhe në Serbi: Arrestohen 6 pjesëtarë të një grupi kriminal
Gjashtë persona të dyshuar si anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, për kontrabandën e 782 kilogramëve marijuanë, janë arrestuar pas një operacioni të Europol, Eurojust, BIA dhe Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar në Serbi.
Sipas raportimeve nga mediat serbe, sasia e madhe e marijuanës u kap tre vite më parë në pikën kufitare të Vatinit, gjatë kontrollit të një kamioni me rimorkio.
Policia ka arrestuar organizatorin e dyshuar të grupit të krimit të organizuar M.M, 35 vjeç si dhe anëtarët me inicialet S. Gj., 36 vjeç, S.N., 34 vjeç, M. M., 32 vjeç, P.S., 42 vjeç dhe Z.J., 41 vjeç, ndërsa tre të dyshuar të tjerë janë në njësitë e paraburgimit në Serbi dhe Francë.
Ky grup i organizuar kriminal, i cili përbëhet nga 20 persona, dyshohet se është i përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës.
Organizatorët dhe anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal dyshohet se kanë marrë pjesë gjithashtu në transportimin e më shumë se gjashtë tonëve kokainë nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Evropës Perëndimore dhe Republikës së Serbisë në vitin 2020.
Mediat shkruajnë së gjatë kontrollit në banesat dhe lokalet tjera të të dyshuarve, autoritetet kanë gjetur një sasi e madhe parash, armë dhe disa automjete të shtrenjta.
Sipas Prokurorisë, ky grup i organizuar kriminal në periudhën prej 12.2. 2020 deri më 16 mars 2020, në territorin e Shqipërisë dhe Serbisë, ka blerë, transferuar dhe ndërmjetësuar blerjen dhe shitjen e lëndës narkotike marijuanë.
Vetëm në njërën prej sekuestrimeve (2 mars 2020) u gjetën dhe u konfiskuan 782 kilogramë drogë marijuanë në pikën kufitare të Vatinit. Gjatë procedurës para hetimore janë marrë provat lidhur me përdorimin e aplikacionit “Sky” përmes asistencës juridike ndërkombëtare.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/roga-serbi.jpg): failed to open stream: No such file or directory