Edmond Isufi, zëvendës i Musliut
Ish kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, para zgjedhjeve për Këshillë Kombëtar Shqiptar (KKSH) i anëtarësuar në Partinë Demokratike të Nagip Arifit, është zgjedhur për zëvendëskryetar të Këshillit.Me shumicë votash, imami i xhamisë në fshatin Turi të komunës së Bujanocit, Edmond Isufi, së fundi i inkuadruar në politikë, tani e tutje do të bartë funksionin e zëvendësit të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, raporton Titulli.com.
Kështu është vendos të enjten në seancën e katërt të KKSH-së. Isufi në këtë detyrë zëvendëson, Zejni Fejzullahun, tashmë i angazhuar në drejtimin e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.
Vlen thekuar se mes tjerash në këtë mbledhje është miratuar edhe plani financiar për vitin 2015 i këtij organi, me një vlerë rreth 12.4 milion dinarë.
Seanca e sotme ishte vazhdim i asaj të ditës së hënë e cila për shkak të mungesë së kuorumit nuk ishte zhvilluar.
Opozita nuk kishte marrë pjesë në punimet e mbledhjes së katërt të Këshillit Kombëtar Shqiptar që drejtohet nga Jonuz Musliu. /Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/91_33299528_edmond%20isufi.jpg): failed to open stream: No such file or directory