Edhe një tërnocas pritet t'i bashkohet Kombëtares!
Lokale

Edhe një tërnocas pritet t'i bashkohet Kombëtares!

14.Jun.2015 18:52
0
Tërnocasi i dytë, i lindur në Zvicër, pritet që t'i bashkohet Kombëtares Shqiptare. Fjala është për mbrojtësin e talentuar të "FC Zuerich", Berat Xhimshitin. Këtë lajm e ka konfirmuar trajneri i Kombëtares Shqiptare, Giani De Biasi.

Gjatë konferencës për shtyp një ditë para ndeshjes miqësore me Francën, të cilën ndeshje Shqipëria e fitoi, De Biasi ka deklaruar se nga shtatori Kombëtarja Shqiptare do të forcohet edhe më shumë më mbrojtësin Berat Xhimshiti.

Kjo deklaratë nuk është pritur edhe aq mirë nga mediat e Zvicrës të cilët ende shpresojnë se 22 vjeçari me prejardhje nga Tërnoci i Luginës së Preshevës, do të vishet me fanellën e përfaqësueses zvicerane. “Berati ende nuk ka vendosur”, kanë shkruar ato, përcjell “albinfo.ch”.

Berat Xhimshiti deri më tash ishte pjesë e U21 për Kombëtaren Zvicerane, ndërsa edhe më herët kishte luajtur edhe për U19 dhe U 18 të Zvicrës.

Por, duket se Beratit i kanë humbur shpresat që të ftohet për të luajtur në ekipin e parë për Kombëtaren Zvicerane dhe ai nuk do që të lëshon rastin tjetër për t’iu bashkuar ngjyrave kuq e zi.

Portali informativ Titulli.com kishte raportuar në fillim të këtij viti për ftesën që kishte marr talenti tërnocas nga trajneri De Biasi./Titulli.com/

 

>>Gianni De Biasi fton tërnocasin kundër Armenisë

 

Fejzullahu realizoi ëndrrën: I lumtur për debutimin me Kombëtaren
Viti i ri shkollor me pushim dimëror në dy pjesë dhe reforma në vlerësim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration