Edhe një talent nga Lugina mund të luajë për shpresat e Shqipërisë
Lokale

Edhe një talent nga Lugina mund të luajë për shpresat e Shqipërisë

21.Jan.2016 10:51
0
Futbollisti i talentuar,Izmir Xhelili, nga Klubi futbollistik Bukuroca ka marrë ftesë që të paraqitet në dy kampe për zbulimin e talenteve që organizon Federata Shqiptare e Futbollit.

Me kënaqësi ju njoftojmë se në klubin tonë kanë ardhur dy ftesa nga Federata Shqiptare e Futbollit, që më 22 janar mbahet seleksionimi për zbulimin e talentëve të grupmoshës U19, ndërsa më 27 janar të grupmoshës U17, që do të mbahen në Tiranë, thuhet në një njoftim për media të lëshuar nga KF Bukuroca, njofton Titulli.com.

Edhe pse jemi në muajin janar, temperaturat janë të ulëta, nuk ka munguar dëshira e madhe nga lojtari i cili ndjehet i lumtur që i është dhënë mundësia dhe premton që të jap maksimumin gjatë përzgjedhjes për Kombëtaren KuqeziU19. Janë bërë të gjithë përgatitjet nga trajneri Sherif Jonuzi që Izmiri të paraqitet sa më mirë në mesin e 60 lojtarëve, thuhet gjithashtu në njoftim.

Siç dihet për kombëtaren A të Shqipërisë tanimë kemi tre futbollistë nga Lugina e Preshevës, Berat Gjimshiti, Arbnor Fejzullahu dhe Fidan Aliti.

Ndërsa, për grupmoshat U19 dhe U17 kemi një numër të madh talentësh nga Lugina që janë paraqitur, si: Gjelbrim Taipi,Albinot Junuzi, Shqipërim Taipi, Almedin Murati./Titulli.com/

I diplomuari nga Presheva: Politika aktuale po shpërngul në heshtje Luginën, Evropa nuk është zgjidhja
Tentim për unitet politik në Luginë për zgjedhjet parlamentare në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration