Edhe një tërnocas pritet t'i bashkohet Kombëtares!
Tërnocasi i dytë, i lindur në Zvicër, pritet që t'i bashkohet Kombëtares Shqiptare. Fjala është për mbrojtësin e talentuar të "FC Zuerich", Berat Xhimshitin. Këtë lajm e ka konfirmuar trajneri i Kombëtares Shqiptare, Giani De Biasi.Gjatë konferencës për shtyp një ditë para ndeshjes miqësore me Francën, të cilën ndeshje Shqipëria e fitoi, De Biasi ka deklaruar se nga shtatori Kombëtarja Shqiptare do të forcohet edhe më shumë më mbrojtësin Berat Xhimshiti.
Kjo deklaratë nuk është pritur edhe aq mirë nga mediat e Zvicrës të cilët ende shpresojnë se 22 vjeçari me prejardhje nga Tërnoci i Luginës së Preshevës, do të vishet me fanellën e përfaqësueses zvicerane. “Berati ende nuk ka vendosur”, kanë shkruar ato, përcjell “albinfo.ch”.
Berat Xhimshiti deri më tash ishte pjesë e U21 për Kombëtaren Zvicerane, ndërsa edhe më herët kishte luajtur edhe për U19 dhe U 18 të Zvicrës.
Por, duket se Beratit i kanë humbur shpresat që të ftohet për të luajtur në ekipin e parë për Kombëtaren Zvicerane dhe ai nuk do që të lëshon rastin tjetër për t’iu bashkuar ngjyrave kuq e zi.
Portali informativ Titulli.com kishte raportuar në fillim të këtij viti për ftesën që kishte marr talenti tërnocas nga trajneri De Biasi./Titulli.com/
>>Gianni De Biasi fton tërnocasin kundër Armenisë