E vërtetë, katër tërnocas në Kombëtaren Kuq e Zi !
Lokale

E vërtetë, katër tërnocas në Kombëtaren Kuq e Zi !

07.May.2012 22:28
0
Talenti tërnocas Rinor Taipi i cili të enjten (më 3 maj) është grumbulluar me kombëtaren Shqiptare U17, sot ka udhëtuar për në Bosnje ku nesër do të zhvillojë ndeshjen e parë për kombëtaren kuq e zi. Siç ka konfirmuar për Titullin trajneri i K.F.Tërnocit Sadat Pajaziti, kjo është ndeshja e parë e Rinorit që luan për kombëtaren shqiptare U17, pas përzgjedhjes së tij nga Federata Shqiptare e Futbollit muajin e kaluar në kampin dyditorë për zbulimin e talentëve në Kosovë. Nuk mbaron me kaq ky lajm i mirë për fansat e futbollit, e sidomos ata të K.F. Tërnocit. Sot edhe një tjetër ish lojtarë i këtij klubi tërnocas i është bashkuar Kombëtares Shqiptare U21.   Bëhet fjalë për Gjelbrim Taipin, kushëririn e Rinorit, i cili luan për klubin e futbollit Shkëndia nga Tetova. Gjelbrimi, sot është grumbulluar me këtë kombëtare ku do të provohet nga udhëheqësia e saj. Gjelbrimi,  më 6 prill mori një ftesë nga sekretari i përgjithshëm i FSHF Eduard Prodani, në të cilën kërkohet lirimi për disa ditë i lojtarit në fjalë nga Shkëndija, për tu grumbulluar me Kombëtaren Shqiptare U21. Me bashkimin e Rinorit dhe Gjelbrimit me Arbnor Fejzullahun (U21) dhe Almedin Muratin (U17) në Kombëtaren Shqiptare në Futboll, numri i lojtarëve nga Tërnoci që mbrojnë ngjyrat e kësaj skuadre të zemrës shkon në katër./Titulli.com/ copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/agallart.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Historike: Shqiptarët fituan 30 këshilltarë në Bujanoc
Shqiptarët e fituan Bujanocin (rezultatet)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration